Sociale

‘Emigrimi lan borxhin’/ Shqiptarët mbeten të varfër, në fshatra edhe kripa blihet me listë (VD)

Rastet e qytetarëve që blejnë me listë në këtë dyqan sipas Gjinit, janë të shumta çka e tregojnë edhe fletoret e hapura për ta.

KLOS- Shqiptarët vijojnë të blejnë akoma me listë në dyqane. Këta të fundit vijojnë të mbajnë lista të hapura për njerëzit që nuk mund të blejnë me lekë në dorë. Një shembull aktual është ai në fshatin Shulbatërr të Klosit.

Pronari i një prej bizneseve ushqimore në këtë fshat, Myrteza Gjini thotë se ka banorë që e mbajnë 1 vit listën e hapur e vetëm pas një viti lajnë borxhin. Rastet e qytetarëve që blejnë me listë në këtë dyqan sipas Gjinit, janë të shumta çka e tregojnë edhe fletoret e hapura për ta.

E vetmja mënyrë sipas tij për të larë borxhin është emigrimi. Shumë prej banorëve të këtij fshati, shkojnë e punojnë me sezone pjesa më e madhe në Greqi. Sipas Gjinit kjo histori vijon prej shumë vitesh, ndërsa vitet e fundit personat që marrin ushqimore me listë, janë shtuar.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment