Aktualitet

Emigrantja vjen nga Austria për të votuar por has probleme: Kërkoj ndihmë, më thanë që mund ta merrja sot kartën e ID, por janë mbyllur

Emigrantja që kishte ardhur enkas nga Austria për të votuar, kishte aplikuar 4 javë më parë për kartën e Identitetit, por kur ka shkuar sot për ta tërhequr i kanë thënë që zyrat janë mbyllur.
Featured image of article: Emigrantja vjen nga Austria për të votuar por has probleme: Kërkoj ndihmë, më thanë që mund ta merrja sot kartën e ID, por janë mbyllur Qytetarja

DURRËS– Një emigrante shumë e dëshpëruar dhe e indinjuar ka kërkuar sot në Durrës të drejtën e saj për të votuar. Emigrantja që kishte ardhur enkas nga Austria për të votuar, tha për gazetaren Klodjana Haxhiaj se kishte aplikuar 4 javë më parë për kartën e Identitetit, por kur ka shkuar sot për ta tërhequr i kanë thënë që zyrat janë mbyllur.

U drejtova tek ju për të kërkuar ndihmë. E kam pak të vështirë, nuk kam as internet. Jam informuar dhe më thanë që ditën e zgjedhjeve zyrat e Aleat janë të hapura, por sot janë mbyllur. Një qytetare më tha që qendrat kanë qenë të hapura dje, por jo sot. Jam juriste vetë, isha informuar mirë dhe më thanë që do të jenë të hapura dhe sot, por me sa duket jo”, tha qytetarja e cila priste për të votuar në rajonin numër 1 në Durrës.

Marrë nga Balkanweb

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët!

 

Shto Koment