
KAPSHTICË- Emigrantët e bllokuar në Kapshticë kanë nisur të krijojnë incidente në kufi. Sot ata kanë 3 ditë që qëndrojnë të bllokuar dhe nuk kanë lejuar kalimin e kamionëve deri në zgjidhjen e situatës së tyre.
Ata janë grumbulluar sot dhe kanë ndaluar një kamion dhe kanë deklaruar se kërkojnqë të lejohet dhe kalimi i tyre të shkojnë në Shqipëri.
Emigrantët prej tre ditësh ndodhen të bllokuar në kufi pasi një ndër masat kufizuese për përhapjen e COVID-19 ishte dhe bllokimi i kufijve. Sot ka reaguar dhe Ilir Meta që ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme dhe Luzlim Basha ka thënë që ata qyetarë të mos lihen pa atdhe. Sot janë lejuar që të kalojnë disa emigrantë që kishin leje, ndërsa të tjerët vijojnë që qëndrojnë mes të ftohtit.
(A.B. Dosja.al)