Sport

Emergjencë në mbrojtjen e Shqipërisë/ Reja ka nevojë për ndihmën e Marash Kumbullës, FSHF-ja ka gati avionin privat për mbrojtësin

Federata Shqiptare ka vendosur në dispozicion një avion privat për të kryer fluturimin e Kumbullës drejt Tiranës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë fjala e fundit nga Italia
Featured image of article: Emergjencë në mbrojtjen e Shqipërisë/ Reja ka nevojë për ndihmën e Marash Kumbullës, FSHF-ja ka gati avionin privat për mbrojtësin Marash Kumbulla
Përditësuar:

ROMË-Shqipëria po bëhet gati për miqësoren e 11 nëntorit kundër Kosovës, por edhe për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë moment  me mungesa të rëndësishme, disa kanë probleme fizike,ndërsa të tjerë nuk lejohen nga klubet respektive për shkak të masave shtrënguese ndaj COVID-19.

Përjashtim nuk bën as Marash Kumbulla, Autoritetet Lokale të Shëndetësisë në Itali kanë bllokuar ardhjen e mbrojtësit të Romës në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër FSHF po bën gjithçka për të bindur autoritetet italiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Federata Shqiptare ka vendosur në dispozicion një avion privat për të kryer fluturimin e Kumbullës drejt Tiranës. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë fjala e fundit nga Italia.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment