Politike

“Ëmbëlsira për në fund”, Rama përkëdhel Manastirliun në sy të ministrave: Të kemi borxh orët e gjumit, je ilaçi ynë

VIDEO
Rama e quajti ëmbëlsirë Manastirliun, teksa e pyeti për materialet mjekësore që kanë ardhur sot në vendin tonë.
Featured image of article: “Ëmbëlsira për në fund”, Rama përkëdhel Manastirliun në sy të ministrave: Të kemi borxh orët e gjumit, je ilaçi ynë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer komplimentet dhe përkëdheljet për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. gjatë një videoje-live që zhvilloi me ministrat, Rama e quajti ëmbëlsirë Manastirliun, teksa e pyeti për materialet mjekësore që kanë ardhur sot në vendin tonë.

Pjesë nga biseda

Rama: Është ëmbëlsira për në fund, por ne kemi ilaçin në fund tani. Ogerta të lutem, e di që je e mbingarkuar një listë të tërë borxhesh gjumi që t’i kemi ne ty. Një listë pyetjesh të shkurtra, e para: materialet u morën në dorëzim?

Manastirliu: Po kryeministër, u morën falë një angazhimi, dhe ua dimë shumë përnder të gjithëve atyre që janë angazhuar. Tashmë kemi nëj sasi shumë më të madhe furnizimi që patëm në magazinat tona. Pra ne jo vetëm që kemi krijuar mundësinë për të rritur stokun por do të vazhdojmë kështu për të mbështetur sa më shumë mjekët dhe infermierët.

Rama: E bëtë sot atë bisedën me homologun apo akoma?

Manastirliu: Jo, sepse kishim Këshillin e Sigurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Duhet theksuar se duhet ta dinë të gjithë ata që na ndjekin. Të gjitha këto materiale janë blerë me fondin tonë. Qeveria turke hapi thjesht kanalin e eksportit, sepse ne kemi pasur anullime dhe angazhime të marra më parë. Ne do vazhdojmë me rezerva të tjera, falë këtij kanali. Kjo ishte për t’u vlerësuar sepse është realisht një hapje ekskluzive kanali, ndërkohë që Turqia dhe Kina janë të mbytura nga kërkesat. Ndërkohë me urdhër të Prsidentit u hap vetëm për ne.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbjedhje online, ku ministrat që janë më të përfshirë në luftën kundër COVID-19 kanë raportuar para tij. Manastirliu, Gjonaj, Ahemtaj, Xhaçka, Lleshaj e Ahmetaj kanë treguar të gjitha masat që kanë marrë këto ditë. Kreu i qeverisë u ka kërkuar që të ndihmojnë sa më shumë pensionistët dhe të mos i lënë të dalin nga shtëpitë. Rama tha se pajisjet mjekësore u blenë të Turqi dhe nuk ishin dhuratë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Ëmbëlsira për në fund”, Rama përkëdhel Manastirliun në sy të ministrave: Të kemi borxh orët e gjumit, je ilaçi ynë

  1. Shumë mirë! Për ne, që dimë pak, u tregua “ burrë shteti”!
    Përtej shakasë, është qëndrimi i duhur në krizën që sa ka filluar…

Shto Koment