Bota

“S’doja të fyeja asnjë” Emanuel Macron del në mbrotje të adoleshentes, Brigitte në një mendje me të shoqin

Presidenti ka anuar nga 16 vjeçarja e quajtur Mila, e cila mori kërcënime me vdekje dhe u detyrua të largohej nga shkolla për shkak të kritikave të ashpra dhe fyerjeve  homofobike që mori në profilin e saj.
Featured image of article: “S’doja të fyeja asnjë” Emanuel Macron del në mbrotje të adoleshentes, Brigitte në një mendje me të shoqin Emmanuel Macron dhe Mila

FRANCË -Emmanuel Macron ka dalë në mbrotje të adoleshentes e cila disa ditë më parë sulmoi islamin me një video që postoi në rrjetin e saj të instagramit ku fliste për homoseksualitetin .

Presidenti ka anuar nga 16 vjeçarja e quajtur Mila, e cila mori kërcënime me vdekje dhe u detyrua të largohej nga shkolla për shkak të kritikave të ashpra dhe fyerjeve  homofobike që mori në profilin e saj. Ajo jetonte me familjen por sipas mediave për shkak të frikës po studion në një shkollë private jashtë qytetit.

Duke dalur hapur në mbrotje të adoleshentes Macroni ka ndërhyrë duke thenë se “Ligji është i qartë: në Francë ne kemi të drejtë të blasfemojmë dhe të kritikojmë fenë.” pasi pati prej disa ditësh një konfuzion në qeveri për çështjen. Gjithashtu presidenti ka shtuar se Milës i kemi borxh mbrotjen e saj në shkollë, në jetën e përditshme dhe në çdo lëvizje që bënë.

Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloubet, kishte komentuar në videon e vajzës duke shkruar “sulm ndaj lirisë së adhurimit”, dhe se Mila duhet të kërkonte falje për këtë veprim që ishte në kundërshtim me fenë.

Sipas Zonjës së Parë, në vendin ku ndodhën sulmet kundër ‘Charlie Hebdo’ pas karikaturave ndaj Profetit Muhamed, “mund të flisni dhe të qeshni për gjithçka, nuk ka asnjë temë tabu”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Brigitte shtoi vetëm se duhet të kemi kujdes me mënyrën si flasim, duke iu referuar toneve virulente të përdorura nga adoleshentja.

Në intervistën e vetme që Mila ka bërë deri më tani në emisionin ‘Quotidien’, ka pranuar një se ka bërë një sjellje pak vulgarere në deklaratat e saj në mediat sociale.

“Unë duhet të kisha argumentuar më mirë,” tha vajza. “Asnjëherë nuk kam dashur të fyej askënd, as të fyej besimtarët”.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment