Sport

Ndoji dopiedë, vjen fitorja e parë e Breshias

Mbrojtësi i kuqezinjve Kastriot Dermaku, i cili këto ditë ka kaluar nga Parma te Leçe, nuk u aktivizua asnjë minut dhe e ndoqi takimin nga pankina
Featured image of article: Ndoji dopiedë, vjen fitorja e parë e Breshias
Përditësuar:

BRESHIA – Java e tretë e Seria B në Itali, nisi të premten, ku u zhvilluar vetëm një takim. Breshia mundi 3-0 pastër dhe thellë Leçen, duke arritur edhe fitoren e pare të saj. Mesfushori i kuqezinjve Emanuel Ndoji, ishte personazhi kryesor i kësaj fitoreje me dopiedën e realizuar në këtë takim.

Shqiptari i breshianëve Emanuel Ndoji, shënoi fillimisht në minutën e 9-të, për të realizuar golin e dytë personal në minutën e 67-të. Rezultatin final 3-0 e fiksoi Florijan Aje, që shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi i kuqezinjve Kastriot Dermaku, i cili këto ditë ka kaluar nga Parma te Leçe, nuk u aktivizua asnjë minut, duke e ndjekur takimin nga pankina. Në fushë, në radhët e Leçes ishte shqiptari Leonard Zhuta, i cili është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas tri javësh në kampionatin e Seria B në Itali, Breshia dhe Leçe kanë nga 4 pikë, duke u renditur në vendet 6 dhe 7.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment