Bota

Emanuel Macron jep lajmin e mirë për shkollat dhe kopshtet: Do të hapen javën e ardhshme, fëmijët nuk mund të qëndrojnë më në shtëpi, është tramautizuese

Po ashtu ai tha se shkollat mund të happen javën e ardhshme duke iu referuar fillimit të fazës së dytë.
Featured image of article: Emanuel Macron jep lajmin e mirë për shkollat dhe kopshtet: Do të hapen javën e ardhshme, fëmijët nuk mund të qëndrojnë më në shtëpi, është tramautizuese Emanuel Macron

FRANCË-Presidenti i Francës  Emanuel Macrnon gjatë një interviste live në një klasë në një shkollë në Poissy, në departamentin e Yvelines, pranë Parisit, tha se gradualisht ne do t’i kthejmë fëmijët nëpër shkolla por ama në grupe të vogla. Po ashtu ai tha se shkollat mund të happen javën e ardhshme duke iu referuar fillimit të fazës së dytë.

“Ne kemi nevojë për t’i rikthyer fëmijët” në shkolla, megjithëse në grupe më të vogla se normalja.Shkollat do të hapen javën e ardhshme, duke iu referuar fillimit të fazës 2 të planifikuar për 11 majin”.- tha ai.

Presidenti theksoi nevojën për të rihapur shkollat, megjithëse në një mënyrë progresive dhe fleksibël, mbi të gjitha për të mirëpritur ata fëmijë me vështirësi më të mëdha sociale.

“Është e qartë se brenda shkollave, klasat do të jenë më të vogla dhe “vendet do të zvogëlohen”, për të respektuar,distancat fizike dhe masat e sigurisë nuk do të jenë të njëjta. Por qëllimi im është që të gjithë fëmijët duhet të kthehen në shkollë. Që një fëmijë të qëndrojë 2 muaj në shtëpi është traumatizuese,” tha Macron.

Ai theksoi se fillimisht do të happen shkolat fillore dhe kopshtet ndërkohë gjimnazet dhe universitete do të duhet që tëp resin edhe pak kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: tvsvizzera.it

(A.K.Dosja.al)

 

 

Shto Koment