Bota

Franca dhe Gjermania bëhen bashkë në luftën kundër Covid-19/ Macron dhe Merkel prezantojnë planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së BE-së

Në një video-konferencë të përbashkët, Macron dhe Merkel bënë thirrje për krijimin e një fondi të rimëkëmbjes prej 500 miliardë eurosh (543 miliardë dollarë) para të cilat do të shkojnë për vendet më të goditura nga Covid-19.
Featured image of article: Franca dhe Gjermania bëhen bashkë në luftën kundër Covid-19/ Macron dhe Merkel prezantojnë planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së BE-së Emanuel Macron dhe Angela Markle

FRANË-Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ditën e sotme prezantuan një plan të përbashkët për të nxitur rimëkëmbjen e BE-së nga kriza e koronavirusit.

Në një video-konferencë të përbashkët, Macron dhe Merkel bënë thirrje për krijimin e një fondi të rimëkëmbjes prej 500 miliardë eurosh (543 miliardë dollarë) para të cilat do të shkojnë për vendet më të goditura nga Covid-19.

Drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë gjithashtu thanë që ata po propozojnë të autorizojnë Komisionin Evropian të huazojë para në tregjet financiare në emër të Bashkimit Evropian.  Macron tha se kjo ishte hera e parë që Franca dhe Gjermania ranë dakord  të rrisin borxhin së bashku, duke e quajtur këtë një “hap përpara”.

Merkel tha se në të gjitha, vendet anëtare të BE-së dhe ekzekutivi i bllokut do të mobilizonin një shumë të kombinuar prej tre trilionë eurosh për të qetësuar ndikimin ekonomik të pandemisë koronavirusit. Ajo tha se Franca dhe Gjermania ishin gjithashtu në favor të reformimit të rregullave të bashkimit dhe konkurrencës së BE-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Evropa sapo ka filluar të dalë nga bllokimet e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, e cila ka marrë një goditje të madhe nga koronavirusi. Masat që u vendosën në mars e kanë ndaluar përhapjen e virusit, por edhe kanë shkaktuar dëme ekonomike për vendet e BE-së. Gjermania, si ekonomia më e madhe e BE-së, tashmë ka hyrë në recesion. 

Ndërsa blloku evropian është zotuar të ndajë 500 miliardë euro fonde emergjente për të përballuar krizën. Ekonomia e eurozonës në përgjithësi parashikohet të tkurret në 7.7 për qind këtë vit, por dëmi mund të jetë më i madh në Itali dhe Greqi.

Burimi:france24.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment