Aktualitet

‘EMA do të shprehet për punë 2-3 ditësh’/ ‘Thumba dhe kunja’ mes ekspertëve, Rakacolli flet për AstraZeneca, mjeku Cenko: Sikur të zbatonim çdo gjë…

Mira Rakacolli i ka përmendur udhëzimet e Agjensisë Europiane të Barnave, ndërsa nuk ka munguar ironia nga ana e Cenkos. 
Featured image of article: ‘EMA do të shprehet për punë 2-3 ditësh’/ ‘Thumba dhe kunja’ mes ekspertëve, Rakacolli flet për AstraZeneca, mjeku Cenko: Sikur të zbatonim çdo gjë… Mira Rakacolli dhe Fabian Cenko

TIRANË– Mjeku epidemiolog Fabian Cenko dhe zëvendësministrja Mira Rakacolli kanë shkëmbyer “thumba” me njëri-tjetrin. Të dy të ftuar në emisionin “Open”, palët janë përplasur lidhur me faktin nëse duhej pezullimi i vaksinimit me “AstraZeneca”. Rakacolli i ka përmendur udhëzimet e Agjensisë Europiane të Barnave, ndërsa nuk ka munguar ironia nga Cenko. 

PJESË NGA BISEDA:

Fabian Cenko: Publiku ka një shqetësim dhe në gjykimin tim, shqetësimi i publikut duke të adresohet me arsyetim. EMA do të shprehet për punë 2-3 ditësh. Mendoj që do të ishte mirë që të prisnim.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Mira Rakacolli: Jemi në pandemic. Si do t’u përgjigjesha qytetarëve që po ia vonojmë me 2-3 ditë vaksinimin? Se ka dhe nga ata që e besojnë.

Fabian Cenko: Sikur Komiteti i Ekspertëve të zbatonte çdo gjë që thotë EMA mendimi im do të ishte ndryshe.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment