LIVE UPDATES
Aktualitet

Ema Andrean e telefonojnë nga ‘Shefqet Ndroqi’, i komunikojnë se ka dalë pozitive me COVID-19, aktorja: Më morën me num

17 Shtator 2020, 06:18 Nga DOSJA
Ema Andrean e telefonojnë nga ‘Shefqet Ndroqi’, i

TIRANE– Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person i cili i ka komunikuar se është pozitive me COVID-19 e se nuk duhet të lëvizë nga shtëpia pasi ambulanca është nisur në drejtim të saj.

Andrea shprehet se telefonata është bërë me numër privat e se vajza që ia treguar lajmin i ka thënë se virusin e ka marrë pasi ka qënë në një shfaqje, duke pretenduar se është pjesë e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Aktorja është shprehur e indinjuar nga kjo telefonatë e tregon se e ka shumë të kollajtë t’ja gjejë numrin kushdo që e ka telefonuar.

Postimi i Ema Andreas:

Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje! Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj “Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen” Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet? Po sikur te isha semure vertet? A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre? A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene? Dhe e fundit…Vertet mendon se me  nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?! Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe! Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ema andrea covid-19 ema andrea

Sondazh

Poll