Sport

Elvis Plori: “Nuk e kemi luksin ta nënvlerësojmë Korabin”

"Vllaznia ka objektiv të dy kompeticionet. Kemi mundësi të mirë të kthejmë një trofe të Shkodër dhe nuk do e nënvlerësojmë. Në kampionat nuk jemi larg objektivave”
Featured image of article: Elvis Plori: “Nuk e kemi luksin ta nënvlerësojmë Korabin”

SHKODER – Në konferencën për shtyp, në prag të takimit të nesërm çerekfinal për kupën e Shqipërisë, ku Vllaznia, në orën 16:00, në “Loro Boriçi”, do të përballet me dibranët e Korabit, ka dalë ndihmëstrajneri Elvis Plori. Ai është shprehur se skuadra shkodrane e ka vlerësuar maksimalisht këtë takim, pasi situata te skuadra kuqeblu nuk ka luksin për nënvlerësime.

Situata te Vllaznia? “Nuk ka qenë ecuri e mirë, çdo skuadër ka luhatjet e veta, prisnim të ktheheshim më shpejt. Nuk kemi pasur fati me vete. Në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur keq, por kemi kaluar disa momente të vështira, që na kanë dënuar dhe kemi rënë psikologjikisht”.

Kupa-objektiv? “Gomarin e nxjerr i zoti nga balta” dhe më mirë se e dinë çunat dhe ne, nuk di kush të dalë nga kjo situatë. Jemi bazuar te kjo, kemi marrë përsipër gabimet të gjithë bashkë dhe do kthehemi sa më shpejt. Edhe Kupa është shumë e rëndësishme sepse Vllaznia ka objektiv të dy kompeticionet. Kemi mundësi të mirë të kthejmë një trofe të Shkodër dhe nuk do e nënvlerësojmë. Në kampionat nuk jemi larg objektivave

Kundërshtari? “Korabi ka bërë mirë, ka eliminuar Tiranën dhe lojtarët motivohen në maksimum. Por ne jemi në një pozicion ku nuk mund të neglizhojmë dhe të mos e diskutojmë fitoren”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mungesa e golit? “Na ka munguar lojtari që tund rrjetën, kemi pasur ngarkesë emocionale, kemi qenë edhe të pafat. Duhet të jemi të qetë sepse sulmuesi është një nga ata pozicione, që e vuan më shumë mungesën e qetësisë”.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment