
TIRANË– Elvis Naçi, një prej personazhet më të njohur në rrjetet sociale dhe në komunitetin mysliman, ka hapur një biznes. Hoxha i njohur ka hapur një biznes të ri ku shiten syze, disa kohë pas investimit të bërë në spitalin “Continental”.
Teksa ka postuar një foto tijën me bashkëshorten, Fatma, brenda biznesit të pagëzuar me emrin “Optika Elitare Milano”, Naçi lulet që t’i ecë mbarë puna duke bërë edhe një premtim. Hoxha premton, se pas lutjeve, po eci mbarë, do të ndërtojë një shtëpi për të varfërit.
“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano, qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan Elvis Naçi.
POSTIMI I PLOTË:
(k.m./dosja.al)