Showbiz

Elvana Gjata e emocionuar kurorëzon martesën e Jonida Vokshit! Dy shoqet e ngushta ‘e djegin’ në kërcim (VIDEO)

Elvana Gjata ka celebruar martesën e mikeshës së saj të ngushtë, Jonida Vokshit.
Featured image of article: Elvana Gjata e emocionuar kurorëzon martesën e Jonida Vokshit! Dy shoqet e ngushta ‘e djegin’ në kërcim (VIDEO) Këngëtarja, Elvana Gjata, regjisori, Besnik Krapi dhe aktorja Jonida Vokshi.

TIRANË– Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i kanë dhënë fund beqarisë me një dasmë magjike të realizuar buzë detit. Plot detaje dhe art, aktorja dhe regjisorja kishin shkrirë talentin e tyre në një arredim të veçantë që I mahniti të gjithë.

Por, ajo që pikasi në dasmë, ishte mikesha e ngushtë prej vitesh e Jonida Vokshit, këngëtarja Elvana Gjata.

Veshur me një fustan atllas në ngjyrë lejla, shoqëruar me disa pupla në pjesën e bustit, dhe me një të çarë që i shkonte deri në brez, Elvana Gjata qëndroi në vendin kryesor, përballë mikeshës së saj Jonida dhe bashkëshortit të saj, Besnik Krapit, ndërsa ata i thanë “Po” njëri-tjetrit.

Një dasmë e veçantë, mes shoqeve të ngushta nuk mungoi as kërcimi në mes të pistës. Plot atmosferë, Elvana dhe Jonida i vunë ‘flakën’ pistës dhe shkëlqyen në darkën e celebrimit.

 

View this post on Instagram

 

Jonida dhe Elvana😍 @jonidavokshiofficial @elvanagjataaaa

A post shared by Xing.al (@xing.al) on


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment