
TIRANË- Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë qenë të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Soirée për të rrëfyer detaje nga historia e tyre e dashurisë.
Ndër të tjera Besniku ka treguar sesi i ka marrëdhëniet me shoqet e ngushta të Jonidës që janë Elvana Gjata dhe Olta Daku. Ai ka treguar se ende kanë “konflikte” sidomos me këtë të fundit.
“Jo, gjysma është e Elvanës, mos i përziejmë. Gjysma e gruas time është Elvana Gjata. Rivalitet me Elvanën nuk kisha se nuk shkon as diskutimi deri atje. Gjysma jemi gjysma. Dhe në dasëm thash ftoj gjysmën e gruas time që të na kurorëzojë. Shyqyr njëherë u bëmë komplet. Ndërsa me Oltën kam akoma konlifkte. Vetëm më godet. Ja do të të tregoj një mesazh të Olta Dakut. Ra borë në Prishtinë dhe u gëzuam shumë sepse s’ka rënë shumë këtë dimër. Edhe unë e postova prej gëzimit dhe më thotë kështu: Më raftë pika ku më është martuar shoqja ime. Hajde të mbarojë dimri tani aty. Një tmerr, gjithë ai yll, në një vend të tillë. Kjo jetë është e padrejtë”, ka treguar Besnik Krapi duke qeshur.
(k.m./dosja.al)