Showbiz

“Nuk do harrohesh kurrë”, Elton Deda përkujton të atin në ditën e veçantë, fjalët e ndjera për “Mjeshtrin e Madh”

Në një status në profilin e tij në Facebook, Deda përcjell urimet e tij për të atin e ndjerë dhe shkruan se do të mbetet i paharrueshëm.
Featured image of article: “Nuk do harrohesh kurrë”, Elton Deda përkujton të atin në ditën e veçantë, fjalët e ndjera për “Mjeshtrin e Madh” Ferdinand Deda dhe Elton Deda
Përditësuar:

TIRANË– Kantautori Elton Deda ka kujtuar babain e tij të ndjerë, dirigjentin e mirënjohur shqiptar Ferdinand Deda, i cili po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e 79, sot. Në një status në profilin e tij në Facebook, Deda përcjell urimet e tij për të atin e ndjerë dhe shkruan se do të mbetet i paharrueshëm.

 “Ta gëzosh Ditelindjen, Babi. Nuk harrohesh kurrë,”- shkruan Elton Deda krahas një fotoje ku shihet babai i tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Elton Dedës

Ferdinand Deda është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”. Ai ka realizuar 300 koncerte brenda dhe jashtë vendit si në Itali, Turqi, Greqi etj, që prej vitit 1964. Me orkestrën simfonike të RTSH-së ka kompozuar muzikën e shumë filmave. Artisti shqiptar u nda nga jeta më 24 gusht të vitit 2003, në moshën 62-vjeçare.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment