Politike

Elton Arbana një profesor! Merr në dorë stafin e Bashkisë Shijak: Dy herë në javë do t’ju jap mësime për gjuhën turke, këshilltari im do t’ju përforcojë anglishten

Por, Arbana nuk është mjaftuar me turqishten. Ai shton gjithashtu, se këshilltari i tij do të ndihmojë të gjithë anëtarët e stafit që të përforcojnë njohurinë në gjuhën angleze.
Featured image of article: Elton Arbana një profesor! Merr në dorë stafin e Bashkisë Shijak: Dy herë në javë do t’ju jap mësime për gjuhën turke, këshilltari im do t’ju përforcojë anglishten Elton Arbana dhe stafi i Bashkisë Shijak

DURRËS– Kryebashkiaku i Shijakut ka vendosur të kthehet në profesor për stafin e tij. Përmes një statusi që ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Arbana bën me dije se do të ndajë të gjithë njohuritë e tij në gjuhën turke me anëtarët e stafit.

Por, Arbana nuk është mjaftuar me turqishten. Ai shton gjithashtu, se këshilltari i tij do të ndihmojë të gjithë anëtarët e stafit që të përforcojnë njohurinë në gjuhën angleze.

Risi në Shijak! Ne mendojmë se motivimi i stafit të Bashkisë është shumë i rëndësishëm për të pasur një rezltat sa më produktiv në punët e përditshme, Njeriu dhe bota janë komunikim i vazhdueshëm, ndaj përveç organizimit racional dhe me përgjegjshmëri në punët e përditshme administrative, në gjejmë kohë dhe për zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Dy herë në javë për stafin do të ndaj njohuritë e mia nga turqishtja. Nuk do mungojë dhe përforcimi i Anglishtes nga këshilltari im. Mësimi i një gjuhe të huaj, jo vetëm nga ndihmon në zgjerimin e kufijve të mendimit, por është një lloj pasaporte drejt suksesit. Thëniet e ditës për sot: Ku ka vullnet ka zgjidhje!“– shkruan Eltin Arbana në statusin e tij.

Statusi i Elton Arbanës:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kështu, dy herë në javë, stafi i Bashkisë së Shijakur, do të marrë mësime nga Arbana.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Elton Arbana një profesor! Merr në dorë stafin e Bashkisë Shijak: Dy herë në javë do t’ju jap mësime për gjuhën turke, këshilltari im do t’ju përforcojë anglishten

  1. Sen bir meleksin ..da da gezer ineksin…ot versin jemesin …allah belahh karetsin …

Shto Koment