LIVE UPDATES
Aktualitet

“E qëllova me pëllëmbë”/ Elona nga Ali Demi rreh burrin se pa ndeshjen me shokët dhe shkoi vonë në shtëpi: Ishte xhe

5 Shkurt 2020, 11:38 Nga DOSJA
“E qëllova me pëllëmbë”/ Elona nga Ali Demi rreh

TIRANË– Përditë gra të shumta denoncojnë dhunën, ose duke kërkuar si fillim urdhër mbrojtjeje ose duke njoftuar policinë. Por dhunë nuk ushtrojnë vetëm burrat. Pra nuk rrihen vetëm gratë. Po sikur t’ju themi se edhe gratë i rrahin burrat? Edhe burrat kërkojnë urdhër mbrojtjeje prej bashkëshorteve. Dosja që gazeta “Si” po zbardh mban numrin 5154 dhe ka si të pandehur pikërisht një grua që ia ka bërë malore bashkëshortit.

Gruaja quhet Elona, është 40 vjeç, ka lindur dhe banon në rrugën “Ali Demi” thuhet në dosje. Ajo jeton në një banesë private. Ka dy fëmijë dhe ndryshe nga çdo burrë që ka përfunduar i arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes, asaj nuk rezulton t’i jenë hedhur prangat, pasi akuza çmon që bashkëshortja e dhunshme nuk paraqet rrezikshmëri. Bashkëshorti ka inicialet A. K, lindur në 4 nëntor 1965 në kryeqytet. Siç rezulton nga materialet që gazeta “Si” disponon çështja e themelit është përfshirë në kategorinë e dosjeve penale të dhunës në familje, parashikuar nga neni 130 fraksion a i Kodit Penal.  

Si nisi hetimi?

Hetimi, sipas një burimi zyrtar të policisë pranë Drejtorisë së Qarkut, nisi pas referimit me shkresë numër 3885k ndaj gruas me emrin Elona. Prokuroria thotë se ajo rrahu burrin, pasi ai u kthye vonë, pasi kishte ndjekur një ndeshje futbolli dhe konkretisht në fashikullin e referuar që gazeta “Si” po e zbardh ekskluvivisht përshkruhet:

Shtetasi A.K është i martuar prej 18 vitesh me Elonën. Ata kanë dy fëmijë së bashku. Bashkëshorti tregon se prej një viti e gjysmë ai ka probleme me gruan dhe se ajo sillet agressive me të.

K: Njëherë kam qenë i shtruar në Spitalin e Traumës për pesë orë dhe katër herë ne kemi qenë në komisariat për t’i zgjidhur këto probleme. Së fundmi, unë u ktheva në banesë rreth orës 22.00 të natës, pasi ndoqa një ndeshje futbolli me shokët. Gruaja më pyeti ku isha? Ju përgjigja se nuk i duhet gjë se ku isha, “pasi edhe ti nuk më tregon ku shkon kur largohesh nga shtëpia”. Në këtë moment, bashkëshortja filloi të më godasë me sende të ndryshme, duke më dëmtuar në pjesën e ballit dhe te vetulla dhe më çorri në qafë. Jeta më është bërë stresuese për shkak të saj dhe ndër të tjera më ka kërcënuar se do më vrasë.

Policia shpjegon për gazetën “Si” se menjëherë pas këtij kallzimi ka kryer këqyrjen e jashtme me fotografi si dhe ekspertim mjeko-ligjor, ku dhe ka evidentuar dëmtime në ballë dhe në krahë të bashkëshortit, duke konfirmuar se ai ishte dhunuar në familje nga partnerja.

Por, e akuzuara shpjegon më tej se konfliktet mes çiftit dhe në familje kanë nisur për shkak të vjehrrit në shtëpi. Si fillim, Elona tregon se është konfliktuar me kunatën që e akuzonte se nuk kujdesej më për vjehrrin e më pas edhe me bashkëshortin. “Duke qenë se këto situata janë bërë të shpeshta, ka ndodhur edhe që policia të vijë shpesh në banesë dhe për këtë bashkëshorti filloi të bëhej xheloz, për inspektorin e zonës”, shton gruaja në deklaratën e saj. Gruaja tregon për rastin e fundit.

Elona: Ai u kthye në shtëpi dhe filloi të më akuzonte sërish për të njëjtën gjë dhe unë reagova duke e goditur me pëllëmbë dhe duar. Por im shoq humbi ekuilibrin për shkak se ishte i pirë dhe u rrëzua përtokë. Pas hetimeve, dosja ka kaluar për gjykim në fund të dhjetorit 2019 dhe pritet që së shpejti të nisë edhe gjyqi i themelit, një ndër më të rrallët ku një grua akuzohet se ka rrahur të shoqin, ndryshe nga shumë dosje të tjera ku viktima të dhunës janë vetë gratë.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona rreh burrin tirane elona rreh burrin tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni