Showbiz

Ellen DeGeneres thyen heshtjen! Moderatorja reagon pas akuzave të rënda ndaj saj: Jam e zhgënjyer…

Pas gjithë zhurmës me akuza drejt saj ka reaguar Ellen e cila iu ka dërguar një letër publike stafit të saj. Sipas E!News ajo është shprehur e zhgënjyer nga akuzat e bëra kundër stafit të saj.
Featured image of article: Ellen DeGeneres thyen heshtjen! Moderatorja reagon pas akuzave të rënda ndaj saj: Jam e zhgënjyer… Ellen Degeneres

AMERIKE-Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura të ekranit dhe njerëzit falë emisionit të saj qeshin dhe kalojnë disa orë të mira argëtimi.

Mirëpo së fundmi ajo po përballet me shumë akuza nga ish punonjësit e saj dhe nga ata të cilët punojnë aktualisht me DeGeneres pasi e akuzojnë se nuk është aq e dashur sa duket në ekran.

Punonjësit e dikurshëm dhe të tanishëm ngren si shqetësim përballjen me racizëm, frikë dhe kërcënim. Ata shkojnë më tej duke e akuzuar Ellen se i ka pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vdekje.

Pas gjithë zhurmës me akuza drejt saj ka reaguar Ellen e cila iu ka dërguar një letër publike stafit të saj. Sipas E!News ajo është shprehur e zhgënjyer nga akuzat e bëra kundër stafit të saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Një ditë para fillimit të emisionit, unë u thashë të gjithëve në takimin tonë të parë se Ellen DeGeneres Show do të ishte një vend i lumturisë – askush nuk do të ngrinte zërin dhe të gjithë do të trajtoheshin me respekt. Natyrisht, diçka ndryshoi, dhe unë jam e zhgënjyer kur mësoj se nuk ka qenë kështu. Për këtë, më vjen keq. Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë besoj dhe ajo që doja për emisionin tonë”.- shkruan Ellen.

Ajo pranon se kontributi i punjonjësve të saj ka bërë që ajo dhe spektakli të arrijnë këtë sukses. Ellen shprehet se emri i saj është në një show kaq të madh dhe për gjithçka që ndodh, përgjegjësinë e merr ajo.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment