Politike

“Të paktën të mos dalin rrugëve, të bëjnë karshillëk”, Spiropali u thotë kriminelëve të fshihen: Futuni nëpër vrima, ne do t’ju gjejmë

Sipas Spiropalit ata të paktën ta bëjnë fshehurazi e jo t’i bëjnë karshillëk njerëzve të tjerë që nuk kanë atë lloj niveli jetese.
Featured image of article: “Të paktën të mos dalin rrugëve, të bëjnë karshillëk”, Spiropali u thotë kriminelëve të fshihen: Futuni nëpër vrima, ne do t’ju gjejmë Makinat e shtrenjta dhe Elisa Spiropali
Përditësuar:

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se të gjithë ata që kanë burime të paligjshme të ardhurash të futen nëpër vrima e të mos dalin në rrugë. Sipas Spiropalit ata të paktën ta bëjnë fshehurazi e jo t’i bëjnë karshillëk njerëzve të tjerë që nuk kanë atë lloj niveli jetese.

OFL-ja është një nisje e mirë, është gjysma e punës. Të gjitha nismat synojnë të ngushtojnë rrugët e krimit. Ata që janë krimi edhe fshehin pasuritë të mos na dalin nëpër rrugë, të paktën të shkojnë të fshihen nëpër vrima. Të mos e bëjnë hapur. Ne u themi, futuni nëpër vrima, në rast se keni këto burime të paligjshme dhe ne do t’iu ndjekim aty, do t’u hetojmë e do t’u fusim brenda me prova, por këto pasuri nuk do t’i gëzoni. Ne do t’u hetojmë deri në fund. Jo t’i bëni karshillik një të riu a të reje,”– tha Spiropali.

Prej më shumë se një jave që OFL-ja ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Ditën e sotme, Operacioni Forca e Ligjit ka ‘goditur’ sërish dy të dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. OFL i ka kërkuar të justifikojnë pasuritë Klaus Matishi alias Kledian Çopja dhe Emiljano Shegës, të dy banues në Elbasan dhe me procedentë penal. OFL-ja ka dërgoi formularin tek Suel Cela, Plarent Dervishajt, biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua edhe ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  Po ashtu OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dhe Arben Isufajt i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi Muharremit. Në ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Dy ditë më parë, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të. Dy emrat e tjerë që duhet të japin llogari për pasurinë janë Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Të paktën të mos dalin rrugëve, të bëjnë karshillëk”, Spiropali u thotë kriminelëve të fshihen: Futuni nëpër vrima, ne do t’ju gjejmë

  1. Oj zonje ake ndegjuaer ndonji here se neqoftese duash ti pastrosh shkallet duhet te fillojsh pre nalte e jo prej poshte,pra filloni tek politikanet pse tek ata gjendet kapitali i vjedhur nga populli dhe mase pari filloni tek ju vet.

Shto Koment