Politike

Elisa Spiropali: Buxheti nuk është ‘Sofra e Sudes’

VIDEO
Spiropali tha se borxhi është nën kontroll, dhe se buxheti nuk është “Sofra e Sudes",(krahasim me personazhin e njohur të firmave piramidale). 
Featured image of article: Elisa Spiropali: Buxheti nuk është ‘Sofra e Sudes’ Elisa Spiropali

TIRANE- Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mohuar akuzat se buxheti i shtetit shpërdorohet nga qeveria, megjithëse vendi është në krizë dhe do të duhet të ndihmoheshin bizneset me një paketë tjetër, propozim i Hajdarit. Por Spiropali tha se borxhi është nën kontroll, dhe se buxheti nuk është “Sofra e Sudes”, (krahasim me personazhin e njohur të firmave piramidale). 


 “Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll.

Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrësë. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh”, tha Spiropali.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment