Politike

“Moj e çmendur”, Spiropali i përgjigjet Blushit: Tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin

Spiropali ka reaguar kundër deklaratëve që Blushi e quajti të çmendur.  Spiropali thotë se një njeri me ndërgjegje apo një qytetar që respekton traditën nuk mund t’i bëjë këto komente.
Featured image of article: “Moj e çmendur”, Spiropali i përgjigjet Blushit: Tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin Elisa Spiropali, ministre

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, i është përgjigjur deklaratave të Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushit. E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Spiropali ka reaguar kundër deklaratëve që Blushi e quajti të çmendur.  Spiropali thotë se një njeri me ndërgjegje apo një qytetar që respekton traditën nuk mund t’i bëjë këto komente.

Replikat janë për të qeshur. Patjetër ndaj meje, ndaj ministrit të brendshëm, ndaj kryetarit të Komisionit të Ligjeve. Saga e reagimeve vijon. Unë jam në një moment shumë të lumtur të jetës sime, edhe personalisht, edhe duke parë zhvillimet e fundit për Shqipërinë, për atë Konferencën e Donatorëve, nga fakti që ne kemi marrë jo vetëm një shumë parash por edhe imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve, në prag të çeljes së negociatave, në prag të vendimit të KE është fakt që Meta do të goditasë në themel këtë moment të mirë. Janë një tufë halabakësh që kanë marrë peng institucionin e Presidencës. Ato deklarata nuk mund t’i bëjë asnjë njeri me ndërgjegje apo respekton të paktën traditën. Dhe nuk sulmon personalisht në emër”, u shpreh Spiropali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, reagoi sot në Facebook, kundër deklaratës së Elisa Spiropalit, e cila tha se Ilir Metës nuk e ndihmon dot as populli dhe Lulzim Basha, në lidhje me thirrjen e tij për miting. Blushi iu përgjigj ministres dhe e quajti të çmendur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment