Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Elez Biberaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i “Zërit të Amerikës”
30 Qershor 2020, 21:46Nga DOSJA
Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës.
Emërimi i zotit Biberaj u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative që mbikqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane.
Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikqyrur trasmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës.
Zoti Biberaj mban një doktoraturë për shkenca politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër lobrave, përfshi “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë”.
Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës. Pararendëset e zotit Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe zëvendësja e saj Sandy Sugawara, dhanë dorëheqjen disa ditë para se zoti Pack të pushonte nga puna drejtuesit e tjerë të lartë të rrjeteve të financuara nga qeveria amerikane në fillim të muajit.
Emërimet e drejtuesve të rinj, të njoftuara për stafin mëngjesin e së martës, përfshijnë edhe Jeffrey Scott Shapiro në postin e zëvendës drejtorit të Zyrës për Transmetimet në Kubë. Zoti Shapiro është një avokat, analist ligjor dhe gazetar i cili punoi për faqen e lajmeve në internet “Breitbart”, para se të bëhej këshilltar në këtë rrjet në vitin 2017.
Parameswaran Ponnudurai, zëvendës president për programet në Radion Azia e Lirë që nga viti 2014, u emëruar president në detyrë në këtë rrjet.
Kelly Sullivan, një drejtuese e lartë në rrjetin për Trasmetimet për Lindjen e Mesme, u emërua presidente në detyrë. Daisy Sindelar, një nga menaxheret me përvojë në Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, u emërua presidente në detyrë për rrjetin RFE/RL.
Michael Pack u konfirmua nga Senati me 4 qershor, afro dy vjet pasi ishte emëruar në këtë post nga Presidenti Donald Trump. Ai tha se emërimet e njoftuara të martën, “do të sherbejnë në role kritike për të mundësuar që rrjetet tona të kenë rezultate më të larta dhe për t’i shërbyer me më efikasitet audiencës tonë”.
Së bashku, të pesë rrjetet e lajmeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkura për Median Globale, përfshirë Zërin e Amerikës, kanë një audiencë javore globale prej më shumë se 350 milionë dëgjuesish, shikuesish, dhe ndjekësish në internet në 61 gjuhë.
TIRANË– Shkrimtari Primo Shllaku teksa ka qenë i ftuar në emisionin “A” Krasta Show është shprehur se Tirana nuk ka patur kurrë identitetin e saj, dhe vend...
Përfaqësuesja e ISHP-së Eugena Tomini, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, e pyetur nëse po diskutohet rimbyllja nga koronavirusi, tha se vendi ynë ...
Ardhja me kontratë pune në Gjermani është lotaria e jetës në Ballkan. Nga nevoja shumë vijnë të punojnë edhe ilegalisht. Varësia e plotë nga punëdhënësi shpesh ...
TIRANË- Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se në këto javë virusi i COVID-19 ka treguar se agresiviteti është i lartë.E ...
Eksperti i Arsimit Pëllumb Karameta, këtë të martë nga studio e “Provokacija”, ka komentuar debatin e ditëve të fundit në lidhje me provimin e Gjuhë-Letërsisë s...
ELBASAN– Një sherr masiv është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Mësohet se rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar operacionin me 37 të arrestuar nga policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare. I ftuar në emisionin “Provok...
TIRANË– Artan Hoxha ka qënë i ftuar në emisionin “Provokacija”, ku edhe ka folur për botën e krimit në vend. Në fjalën e tij në emision, gazetari ësh...
TIRANË -Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 69 raste të reja me COVID-19, ndërsa 4 qytetarë, mes tyre edhe një mjek, kanë humbur jetën. Vd...