Opinione

Eleminimi i Dritan Reshkës si luftë e brendshme e PS

Pasuria e kryeprokuroit të Tiranës, megjithëse pikat e errëta, nuk mund të krahasohej me Donika Prelën apo Xhezair Zaganjori, Bashkim Dedja e të tjerë që e kanë kaluar vetingun. Për më tepër që reshka njihej si një nga juristët më të mirë dhe nga prokurorët më të aftë.
Featured image of article: Eleminimi i Dritan Reshkës si luftë e brendshme e PS Dritan Rreshka

TIRANË- Eleminimi i Dritan Reshkës nga Kolegji i posaçëm i Apelimit (KPA), nuk konfirmoi vetëm vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Pasuria e kryeprokuroit të Tiranës, megjithëse pikat e errëta, nuk mund të krahasohej me Donika Prelën apo Xhezair Zaganjori, Bashkim Dedja e të tjerë që e kanë kaluar vetingun. Për më tepër që reshka njihej si një nga juristët më të mirë dhe nga prokurorët më të aftë. Kjo ishte arsyeja pse emërimi i tij në krye të Prokurorisë së Tiranës, shkaktoi vetëm reagime pozitive, megjithëse kishte një dyshim për lidhje e tij politike.

Njohja e vjetër me Taulant Ballën, që në shkollën fillore, i kishte bërë një pjesë të kolegëve të tij, por edhe të mediave të dyshonin për paanshëmrinë e tij. Mesa duket më shumë se kolegët dhe gazetarët, më shumë se opozita, kjo ka shqetësuar një grupim brenda PS, që ushtroi pushtetin për ta hequr qafë nëpërmjet vettingut.

Ai ishte konfirmim i një lufte të brendshme që ka filluar brenda PS, që ka pushtet absolut tek organet e drejtësisë së re, aq sa ka edhe luksin ta zhvillojë betejën brenda Prokurorive apo Gjykatave. Edhe nëse Rshka nuk ka asnjë lidhej me Taulant Ballën, dyshimet mjaftuan që ai të largohej për të dobësuar influencën e një grupi brenda PS në favor të një grupi tjetër që po investon për pasardhësin e Ramës.

(Dosja.al)

Shto Koment