Showbiz

Elektrizoi skenën amerikane në fund të viteve ’90, vdes në moshën 50-vjeçare reperi DMX

The Guardian shkruan se DMX ka vdekur në moshën 50-vjeçare, ku për shkak të një problemi në zemër që kishte.
Featured image of article: Elektrizoi skenën amerikane në fund të viteve ’90, vdes në moshën 50-vjeçare reperi DMX DMX

SHBA- Reperi i famshëm nga SHBA-ja, Earl Simmons i njohur si DMX ka humbur jetën ditën e sotme. The Guardian shkruan se DMX ka vdekur në moshën 50-vjeçare, ku për shkak të një problemi në zemër që kishte. Familja e tij në një deklaratë ka thënë se janë shumë të tronditur dhe të pikëlluar për vdekjen e DMX-it.

“Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin Ëhite Plains ku ndodhej prej disa ditësh me familjen e tij në krah. Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne i çmojmë shumë kohërat që kaluam me të. Ao frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë,” thuhet nw njoftimin e familjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Simmons lindi në periferi të Neë York-ut, Mount Vernon në 1970 dhe u rrit pjesërisht në shtëpitë e fëmijëve pasi u abuzua fizikisht nga nëna e tij. Gjatë karrierës së tij ai lançoi në total 5 albume dhe kulmi i karrierës së tij muzikore ka qënë në fund të viteve 1990.

(I.A/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment