Politike

“Do të kujtoj gjithmonë si bekimin më të madh”/ Deputetja Elda Hoti humb gjyshen, i përlot të gjithë me dedikimin: Prehu në paqe e bukura ime!

Deputetja shprehet mirënjohëse dhe me fat për dashurinë që ka marrë nga gjyshja, për të cilën ka shkruar edhe një dedikim prekës.
Featured image of article: “Do të kujtoj gjithmonë si bekimin më të madh”/ Deputetja Elda Hoti humb gjyshen, i përlot të gjithë me dedikimin: Prehu në paqe e bukura ime! Elda Hoti dhe nëna e saj.
Përditësuar:

Tiranë-Deputetja e opozitës paralmentare, e dalë nga listat e LSI, Elda Hoti ka humbur njeriun e saj të dashur, gjyshen nga babai.

Lajmin e ajo e ka dhënë nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, ku ka bërë një dedikim prekës, që i përlot të gjithë. Ajo shprehet se do ta kujtojë gjithmonë si një nënë fisnike që e rriti plot me dashuri.

“Pse m’do fort, se je nana ime. Pse t’du fort, se jam vajza jote. Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë. Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!” shkruan Elda Hoti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elda Hoti është një nga deputetët e rinj, që u bë pjesë e parlamentit pasi opozita dorëzoi mandatet. Puna e saj e parë, është ajo si deputete.

J.V/Dosja.al

Shto Koment