Aktualitet

Elbasani, “Palermoja e re”! Dinamika e ekzekutimit të Çakës në Elbasan, gruaja kërkoi ndihmë por se shpëtoi dot! Vrasja që nxeh gjakrat mes dy grupeve të qytetit. PISTAT e hetimit dhe e shkuara plot bëma e viktimës

Sapo nata kishte rënë, mjeti "Opel" u sulmua me breshëri plumash, që lanë të vdekur Everest Çakën i njohur dhe me emrin Ibrahim. Ndërsa bashkëshortja e tij, mori një plagë në dorë. Edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike, ajo ka dalë nga makina dhe ka telefonuar Policinë për ndihmë. 
Featured image of article: Elbasani, “Palermoja e re”! Dinamika e ekzekutimit të Çakës në Elbasan, gruaja kërkoi ndihmë por se shpëtoi dot! Vrasja që nxeh gjakrat mes dy grupeve të qytetit. PISTAT e hetimit dhe e shkuara plot bëma e viktimës Everest dhe Silvana Çaka

ELBASAN– “Gjakrat” ishin shuar për pak kohë, por vizita e prokurorëve belgë ka shkaktuar një tjetër viktimë në Elbasan! Ora shënote 20:00, kur në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, një mjet tip “Benz” i ka prerë rrugën makinës së Everest Çakës, i cili udhëtonte me bashkëshorten e tij, Silvanën.

Çifti Çaka mësohet se jetonin në Spanjë dhe sapo ishin kthyer në Elbasan, duke fituar tërhequr menjëherë vëmendje. Autorët, të cilët dyshohet se ishin dy, kishin kohë që ndiqnin objektivin e tyre dhe zgjodhën që t’i zinin pritë teksa shkonte për tek shtëpia e prindërve të bashkëshortes së tij.

Sapo nata kishte rënë, mjeti “Opel” u sulmua me breshëri plumash, që lanë të vdekur Everest Çakën i njohur dhe me emrin Ibrahim. Ndërsa bashkëshortja e tij, mori një plagë në dorë. Edhe pse në gjendje të rëndë psikologjike, ajo ka dalë nga makina dhe ka telefonuar Policinë për ndihmë.

Pasi mbylli telefonatës, nisi të kërkonte ndihmën e banorëve të zonës për t’i dhënë ndihmën e parë të shoqit, por ishte tepër vonë. 41-vjeçari kishte ndërruar jetë… Ndërkohë nga vendi i ngjarjes kishin ikur dhe autorët.

Vetëm pak minuta më vonë, në një fshat të Kavajës u gjet një mjet i djegur tip “Benz”, pa targa, që po kontrollohet me lupë nga ekspertët e kriminalistikës për të zbuluar ndonjë detaj që mund t’i drejtojë tek autorët. Këta të fundit, e dini ç’po bënin pasi vendi ku zgjodhën të bënin vrasjen ishte “i pastër” nga kamerat e sigurisë. Duke zvogëluar mundësitë për kapjen e tyre.

Megjithatë pistat e hetimit janë të shpërndara ndër vite dhe nxjerrin konflikte të vjetra, që edhe sot shkaktojnë viktima. Së fundmi, 41-vjeçari pretendohet se është përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, pistë kryesore që po hetohet nga Policia e Shtetit dhe organet e Prokurorisë. Por nuk mbaron këtu.

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, Çaka akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por sërish ka një pistë tjetër! 41-vjeçarit po disa vite më parë në Spanjë iu ekzekutua vëllai, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar iu vra kushëriri i parë, Arjan Spahiu në Bruksel. Për të hedhur dritë mbi vrasjen e Spahiut në Elbasan pak ditë më parë, në datë 2 maj zbarkuan një grup prokurorësh dhe ekspertësh nga Belgjika dhe dyshohet se kanë marrë edhe dëshminë e Çakës. Spahiu nga ana tjetër, është kunati i Erion Alibejt, vëllait të “Tarzanit”, i cili është në burg pasi akuzohet për urdhërimin e disa vrasjeve në qytet.

Vrasjet kanë nisur për vetëm 50 kg kokainë por numri i jetëve të marra i ka kaluar dhjetra persona. Rivaliteti i egër mes ‘Sakatit’ dhe ‘Tarzanit’ që rreshtoi kufomat, por gjithçka nisi më 29 dhjetor të vitit 2018, kur në Bradashesh u qëlluan për vdekje tre persona, mes tyre edhe kreu i grupit “Tarzani”, që njihet edhe vetë me këtë nofkë, Endrit Alibej. Përveç 34-vjeçarit, në këtë atentat humbën jetën edhe Arben Dylgjeri, daja i ‘Tarzanit’ dhe shtetasi turk Erdal Duranay. Të tre, sapo ishin kthyer nga Belgjika për të festuar ardhjen e vitit të Ri 2019, por nuk e arritën atë ditë. Vetëm tre ditë para festive të fundvitit, plumbat e kallshnikovit ranë mbi ta dhe në sy të grave e fëmijëve, ndërruan jetë, pa mundur as të shkonin në spital.

Grupi i “Sakatit” drejtohet nga tre vëllezër, ku njëri prej tyre është invalid dhe thirret me nofkën “Sakati”. Ky i fundit, identeti i të cilit është mister, ndodhet në burg në Itali për akuzën e trafikut të drogës, por anëtarët e tjerë që qëndrojnë në Peqin, Belgjikë, Holandë dhe Itali dhe veprojnë pa u penguar nga askush, nën rregullat e urdhrat e dy vëllezërve të tjerë, që ndodhen jashtë. Anëtarët e këtij grupi mbajnë kontakte të vazhdueshme me persona të dënuar me burg përjetë dhe që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit dhe Bradasheshit, në Elbasan. Ata kontaktojnë me këta njerëz që nuk kanë më se ç’të humbin, në momentin që u duhet të lajnë hesat me rivalët, siç ndodhi dhe në rastin e Alibejt për të vijuar më pas me emra të tjerë.

Erion Alibej, vendosi të merrte hak për vëllanë e vrarë, duke marrë “frerët” e grupit në duart e tij. Alibejt akuzohet se ka organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Ramazani, i njohur si ‘Rramami’ ishte i përfshirë në ngjarjet kriminale në zonën e Elbasanit e Peqinit për llogari të Sakatit, por dy të tjerët kishin vetëm një mëkat.

Regis Runaj, ishte mik i Ramazanit dhe kishte rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së tij, ndërsa Bujar Çela ishte vëllai i Talo Çelës. Por edhe pse të shkëputur nga bota e krimit, të dy paguajtën shtrenjtë njohjet me të përfshirët. Tani mesa duket radha ishte që të godiste pala tjetër, duke rihapur edhe njëherë siparin e përgjakjes në qytet, duke rikthyer edhe njëherë situatën e Shkodrës së 2018. Tashmë Elbasani është “Palermoja” e re.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment