Aktualitet

Elbasan/ Aksident i trefishtë, 2 të plagosur në gjendje të rëndë

Si pasojë e një aksidenti të 3-fishtë në Elbasan kanë mbetur të plagosur 2 persona. Të plagosurit janë në gjendjet të rëndë.
Featured image of article: Elbasan/ Aksident i trefishtë, 2 të plagosur në gjendje të rëndë Foto ilustruese

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime bëjnë me dije se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha” pranë kryqëzimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe janë përfshirë 3 automjete.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment