Politike

DENONCIMI/ Bashkëshorti i zv.mininistres së Financave publikon godinën e radhës që rrezikon të zhduket: Shkreli, të lutem shihe pak!

Arben Papadhopulli i ka bërë “tag”  zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ku i saqron se objekti i ndërtuar nga italianët është privatizuar në mënyrë të fshehtë dhe gjatë dy viteve të fundit po shkatërrohet qëllimisht.
Featured image of article: DENONCIMI/ Bashkëshorti i zv.mininistres së Financave publikon godinën e radhës që rrezikon të zhduket: Shkreli, të lutem shihe pak! Arben Papadhopulli dhe Artan Shkreli

ELBASAN- Bashkëshorti i zv.ministres së Financave, Vasilika Vjeros, Arben Papadhopulli ka denoncuar ndërhyrjen në një pronë publike në qytetin e Elbasanit, e cila konsiderohet objekt historik.

Me anë të një postimi në Facebook, Papadhopulli i ka bërë “tag”  zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ku i saqron se objekti i ndërtuar nga italianët është privatizuar në mënyrë të fshehtë dhe gjatë dy viteve të fundit po shkatërrohet qëllimisht.

“Artan Shkreli të lutem shikoje pak këtë objekt, që ndodhet në Elbasan. Ka qenë spital ushtarka i ndërtuar ngë Italianët në kohën e Italisë. Më pas në kohë e komunizmit u kthye në gazermë ushtarake. Më thonë që dy vitet e fundit po dëmtohet qëllimisht sepse dikush e ka privatizuar në mënyrë të fshehtë ashtu edhe tokat mbrapa tij. Ka një vendodhje nga më ta rrallat në Elbasan.”- ka shkruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi

Reagimi i tij vjen një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Qindra qytetarë u përplasën me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment