Aktualitet

Si ndodhi atentati ndaj 23-vjeçarit në Elbasan/ I shpëtoi vdekjes “për një qime”, autorëve iu bllokua arma

Mësohet se autorëve u është bllokuar arma në momentin që po gjuanin në drejtim të 23-vjeçarit.
Featured image of article: Si ndodhi atentati ndaj 23-vjeçarit në Elbasan/ I shpëtoi vdekjes “për një qime”, autorëve iu bllokua arma Kei Piu

Elbasan– Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri në Elbasan, ku ngeli i plagosur 23-vjeçari Kei Piu. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Mësohet se ka qenë një atentat i mirfilltë ndaj 23-vjeçarit, i cili figuron me precedentë penalë dhe se synimi i autorëve ka qenë eliminimi i  tij. Plani i autorëve dështoi, pasi atyre iu bllokua arma në momentin që po gjuanin në drejtim të 23-vjeçarit. Personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnikovë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Një fuoristradë në lëvizje ka hapur zjarr ndaj ‘Range-t’ të 23-vjeçarit Kei Piu. Mësohet se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital dhe ka deklaruar se nuk e ka identifikuar autorin. Policia ka nisur hetimet.

J.V;E.K/Dosja.al 

Shto Koment