Aktualitet

“Ekziston mundësia e lirimit”/ Avokati i Zani Caushit, deklaratë pas seancës: Se di ç’do bëjë Myrtezai

VIDEO
  • Kërkoi përllogaritjen e viteve në qeli/ Shtyhet seanca për Zani Caushin, mungoi përfaqësuesi i burgut
  • Avokati i Zani Caushit, Arben Lena tha se klienti i tij ka të drejtë të llogarisë saktë viteve burgut, duke shtuar se me një problematikë të tillë përballen edhe shumë të dënuar të tjerë. 
    Featured image of article: “Ekziston mundësia e lirimit”/ Avokati i Zani Caushit, deklaratë pas seancës: Se di ç’do bëjë Myrtezai Zani Caushi dhe Arben Lena

    KORÇË– Avokati i Zani Caushit, Arben Lena foli për medias pas seancës së sotme gjyësore në Gjykatën e Korçës, duke sqaruar edhe njëherë kërkesën e klientit të tij. Në fjalën e tij para mediave, Lena tha se klienti i tij ka të drejtë të llogarisë saktë viteve burgut, duke shtuar se me një problematikë të tillë përballen edhe shumë të dënuar të tjerë.

    Seanca e sotme ishte procedurale, ishte seanca e hapjes së gjykimit ku paraqiten palët dhe pretendimet fillestare, dhe kërkesat e tyre për provat. Ne seancën e sotme mungonte përfaqësuesi i IEPV dhe për këtë arsye u shty seanca për një datë tjerët. Kjo nuk është vetëm problemi i Zani Caushit. Ministria e Drejtësisë të marri parasysh që të krijojë një aplikacion për të përllogaritur kohën e dënimit dhe masa e dënimit. Nuk është ndonjë shpikje. Mjafton një program dhe nuk ka nevojë të bëjë gjyq askush. Aktualisht jemi në kushtet kur duhet të ketë një përllogaritje të saktë të kohës së vuajtjes së dënimit ndaj Zani Caushit. Njerëz janë edhe punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve, mund të gabojnë, nuk është faji i tyre, kështu që ndaj një program që të mundësonte këtë do ishte i favorshëm qoftë për shtetin qoftë për të dënuarin. Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në sistemin penitenciar në Shqipërisë. Përtej tij nuk ka. Nga ana juridike dhe për të burgosurit me burgim të përjetshëm ekziston mundësia e lirimit me kusht. Me kodin e vjetër për të cilin është dënuar Myrteza Caushi është dënuar me 25 vjet ndërsa me Kodin e ri është 35 vjet. Përderisa hapësira ligjore për lirimin me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm ekziston, normalisht llogaritja e vuajtjes së dënimit edhe për të burgosurit me burgim të përjetshëm duhet të ekzistojë dhe të jetë e saktë. Se çfarë do të bëjë Myrteza Caushi më vonë, unë si avokati i tij them se jemi në kushtet kur duhet të ketë një përllogaritje të saktë të kohës së vuajtjes së dënimit ndaj Zani Caushit,“- tha Arben Lena.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ditën e sotme seanca gjyqësore për Myteza Caushin në Gjykatën e Korçës është shtyrë për shkak të mungesës së përfaqësuesit të burgut të Drenovës. Ish-kapobandoja i Vlorës, i njohur si Zani Caushi pretendon se i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në paraburgim dhe kërkon përllogaritjen e tyre.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment