Aktualitet

Ekzekutoi teknikun Çelaj për kondicionerin, del fotoja e Griseldo Kusit, në kërkim bashkë me të vëllain

  • Kush janë djemtë e ‘llastuar’ të Bujar Kusit, Griseldo me 2 atentate, i përfshirë në trafikun e drogës në Londër (FOTO)
  • Del fotoja e Griseldo Kusit, një nga vëllezërit e shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Çelajt, teknikut të kondicionerëve.
    Featured image of article: Ekzekutoi teknikun Çelaj për kondicionerin, del fotoja e Griseldo Kusit, në kërkim bashkë me të vëllain Albano dhe Griseldo Kusi

    Tiranë- Pas publikimit të fotos së Albano Kusit, një nga djemtë e biznesmenit Bujar Kusi, që mori pjesë në vrasjen e Indrit Celajt, pas një konflikti për kondicionerin, ka dalë edhe fotoja e vëllait tjetër të tij Griseldo Kusit. Edhe ky i fundit akuzohet për vrasjen e të riut.

    Deri më tani për këtë ngjarje janë arrestuar Bujar Kusi, 54 vjeç, Edmond Sulën, 43 vjeç, Ferdinand Bakallin 41 vjeç dhe Luan Çakën 36 vjeç, për të cilët Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”. Ndërsa dy vëllezërit Kusi janë në kërkim nga policia.

    26-vjeçari, Indrit Çelaj, ndërroi jetë në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon. Djemtë e Kusit që sipas Policisë janë autorët të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim. Griseldo dhe Albani Kusi janë emra të njohur për botën e krimit, pasi kanë precedentë të mëparshëm penal.

    Foto marre nga Ballkan web, Griseldo Kusi

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment