Aktualitet

‘Ekzekutimti i Artan Santos dhe CEZ’, Artan Hoxha tregon dosjet e ‘bujshme’ që duhen hetuar: Dy qeveritë janë përfshirë, të burgosurit mund të zbërdhejnë skemën (VD)

Artan Hoxha tha se SPAK duhet ta niste punën me zbardhjen e '21 janarit', pasi para kryeministritsë u vranë 4 protestues; duhet zbardhur edhe ekzektuimi i bankierit Artan Santo duke shtuar se një tjetër dosje e  nxehtë ishte ajo e CEZ.
Featured image of article: ‘Ekzekutimti i Artan Santos dhe CEZ’, Artan Hoxha tregon dosjet e ‘bujshme’ që duhen hetuar: Dy qeveritë janë përfshirë, të burgosurit mund të zbërdhejnë skemën (VD) Artan Hoxha, Artan Santo

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Opinion’ ku edhe ka folur lidhur me krijimin e SPAK dhe pritshmëritë që kanë shqiptarët. 

Sipas Hoxhës, SPAK duhet ta niste punën me zbardhjen e ’21 janarit’, pasi para kryeministritsë u vranë 4 protestues; duhet zbardhur edhe ekzektuimi i bankierit Artan Santo duke shtuar se një tjetër dosje e  nxehtë ishte ajo e CEZ. Në fjalën e tij, Hoxha tha se Gjykata i ka dërguar një fletëthirrje Kuvendit për të rihapur dosjen. 

“Ka disa çështje të rëndësishme që u është premtuar dhe ambasada amerikane iu premtonin familjarëve që do ta zbardhnin. Psh. 21 janari. Po kaloj tek tjetra që nuk është zbardhur ekzekutimi i bankierit Artan Santo. Por çështja që mua më duket më e lehtë për të kapur një numër politikanësh brenda, se janë brenda kanë lënë gjurmë, nga ajo që kam parë unë janë dosjet 53/40. Janë dosje që e kanë zanafillën nga viti 2007-2018. Bëhet fjalë për privatizimin e 75% aksioneve të kompanisë elektroenergjitike e shqipërisë dhe më pas shtetëzimin e atyre aksioneve. Nuk është e sqaruar. Ka fletëthirrje që është çuar nga Gjykata në Kuvend për të rihapur çështjen. Ke pjesën tjetër pastaj si kaloi nga CEZ, si iku CEZ po u paguar shqiptarëve 600 milion euro? Si e mbylli partia që është sot në pushtet historinë? I ke të dyja qeveritë e përfshira aty. Të dy kryeministrat më jetëgjatë. Ke një seri dosje që kanë të bëjnë që tek shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Ke njerëz në burg që mund t’u japësh statusin e të penduarit dhe të të zbërthejnë gjithë skemën. Nëse do ishte prokurori i SPAK do e kapja atë çështje,”-tha Hoxha. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

SPAK ka marrë dje dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Sot Kraja do të prezantohet para ‘ekipit’ të tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment