Aktualitet

Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Policia: Është vrarë me armë zjarri para një lokali në fshatin Bradashesh

Mësohet se viktima është Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës.
Featured image of article: Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Policia: Është vrarë me armë zjarri para një lokali në fshatin Bradashesh Talo Çela

ELBASAN- Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në Elbasanit. Uniformat blu bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri pranë një lokali në fshatin Bradashesh Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës. Policia ka ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit. Po kështu janë ngritur postblloqe edhe në në akset rrugore nacionale, Durrës, Fier e Tiranë .

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment