Aktualitet

Ekzekutimi i Ilir Zelkës, Artan Hoxha: Punonte për llogari të një grupi nga Fieri, e vranë vendasit se shqiptarët ta gjejnë anën këtu

Në lidhje me personin që fshihet pas ekzekutimit, Hoxha tha se është dikush vendas. Ai shtoi më tej, se lufta atje nuk është mes shqiptarëve por mes kartelëve vandase dhe shqiptarëve.
Featured image of article: Ekzekutimi i Ilir Zelkës, Artan Hoxha: Punonte për llogari të një grupi nga Fieri, e vranë vendasit se shqiptarët ta gjejnë anën këtu Ilir Zelka dhe Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ilir Zelka, shqiptari që u vra në Brazil ishte atje pasi punonte për llogari të një grupi kriminal nga Fieri që ka më shumë se 20 vite që merret me trafikim të lëndëve narkotike. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se 47-vjeçari ka punuar me kujdes dhe nuk është goditur asnjëherë dhe për këtë arsye nuk i gjendet asnjë lloj rekordi kriminal i regjistruar në prokurori.

Në lidhje me personin që fshihet pas ekzekutimit, Hoxha tha se është dikush vendas. Ai shtoi më tej, se lufta atje nuk është mes shqiptarëve por mes kartelëve vandase dhe shqiptarëve.

“Zelka ka qenë në Brazil disa herë për llogari të një grupi kriminal nga qyteti i Fierit dhe ka punuar në kuadër të këtij grupi. Kryesore ka qenë trafiku i kokainës. Brazili është një linjë si Venezuela dhe Ekuadori, ku gjendet kontaktet e duhura. Në rastin konkret, Zelka del se ka punuar për llogari të një grupi nga Fieri, që unë kam 20 vite që e kam skeduar. Interesat që përfaqësonte viktima janë për llogari të këtij grupi. Në datën 20 ka shkuar atje. Të gjitha vaktet i konsumonte te ai lokal. Shqiptarët atje nuk bëjnë luftë me njeri-tjetrin. Kartelet atje janë në luftë me njeri-tjetrin. Në Sao Paolo ka rrezikshmëri të lartë. Atje për pagesa të vogla të bëjnë namim e jo më për trafik të madh kokaine. Shqiptarët s’të vrasin atje, se ta gjejnë anën këtu. Është e njejtë me rastin e Ekuadorit,”- th Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Zelka u vra mëngjesin e dy ditëve më parë teka ndodhej në një nga lokalet më luksoze të zonës në Brazil. Një ditë më parë, mediat vendase publikuan edhe momentin e ekzekutimit. Ai ndodhej në lokal kur një person me kokore motori është afruar, e ka qëlluar me katër plumba, e ka lënë të vdekur dhe është larguar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment