Aktualitet

Ekzekutimi i Gjin Ndojit/ Viktima ishte shok me anëtarët e fisit Bajri, dyshohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale

Mësohet se viktima është autor i një sërë ngjarjesh kriminale në Shkodër. Ai kishte shoqëri me anëtarët e fisit Bajri.
Featured image of article: Ekzekutimi i Gjin Ndojit/ Viktima ishte shok me anëtarët e fisit Bajri, dyshohet se ka marrë pjesë në disa ngjarje kriminale Gjin Ndoji (Boriçi)

VAU I DEJËS/ Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Gjin Ndojit në Vaun e Dejës. 27-vjeçari dyshohet se është autor i një sërë ngjarjesh kriminale në Shkodër. Ai njihet se si shok i anëtarëve të familjes Bajri. Mësohet se ai ka pasur më shumë shoqëri me Behar Bajrin, i cili sapo ka dalë nga paraburgimi pasi janë pushuar akuzat ndaj tij.

Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, në zonën e Bushatit,  për të identifikuar autorët e krimit të rëndë.

Ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, në fshatin Shkejzë të Vaut të Dejës.  Autorët i zunë pritë 27-vjeçarit dhe pasi e nxorrën nga makina, qëlluan ndaj tij,  pa shkëmbyer asnjë fjalë. I riu është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja edhe pse nuk ka arritur ende në identifikimin e tyre. Ajo që mbetet mister është se nga kanë ikur autorët pasi kanë patur tre mundësi, një në drejtim të Torovicës në Lezhë, e dyta një rrugë që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë ose në këmbë përmes një mali në zonën e Velipojës. Dy pistat ku po heton policia është gjakmarrja dhe ajo e larjeve të hesapeve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment