AktualitetRajoni

Ekzekutimi i gazetarit grek/ Policia: Ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë, ishin tre grupe që bashkëpunuan…

Ekspertët në zonën e Alimos thonë se George Karaivaz ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë që jetojnë në vend.
Featured image of article: Ekzekutimi i gazetarit grek/ Policia: Ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë, ishin tre grupe që bashkëpunuan… George Karaivaz

GREQI– Gazetari George Karaivaz, është tentuar disa herë që të ekzekutohet. Kjo është hipoteza e ngritur nga ana e policisë.

Sipas raportit të MEGA, pas Rrugës Sakelariou, vrasësit kaluan në rrugën Aninou, ku ndodhej shtëpia e George Karaivaz, dhe qëndruan në rrugën Moulopoulou, ku ishte vendosur vendi që do qëllohej viktima.

Ekspertët në zonën e Alimos thonë se George Karaivaz ra viktimë e kriminelëve grekë dhe shqiptarë që jetojnë në vend, shkruan“TA NEA” .Mediat greke bëjnë me dije se autoritete dyshojnë se në ekzekutimin e gazetarit kanë marrë pjesë tre grupe, një që ka dhënë urdhrin për vrasjen, grupi që ka kryer vrasjen dhe një tjetër grup që ka ndihmuar autorët të arratisen.

Sipas hetimit të hetuar nga Departamenti i Vrasjeve dhe zbuluar nga Star, policia po përpiqet të rimarrë materialin vizual nga tre ditët e fundit nga vrasja e Karaivaz, nga e Mërkura, 7 Prill deri të Premten, 9 Prill, kur ai u ekzekutua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

mërkurën, ai u largua pak para orës 2 të pasdites kur mbaroi shfaqja “Të Vërtetat me Zinën”, e më pas mori gruan e tij nga puna. Të enjten, George u largua një orë më parë, në 13:00 dhe arriti në shtëpi në 13:30.

Premten, gazetari bëri rrugën rutinore. Ai nuk mundi të gjente një vend parkimi jashtë ndërtesës së apartamenteve, pasi djali i tij kishte parkuar makinën e tij të re në parking.

Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Georgo Karaivaz u ekzekutua me 6 plumba në trup.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment