Aktualitet

Ekzekutimi i Bujar Çelës/ 3 autorët qëlluan njëkohësisht në drejtim të 50-vjeçarit, njëri kishte pushkë, dy të tjerët, pistoleta

Mësohet se utorët qëlluan njëkohësisht në drejtim të 50-vjeçarit. Ata ishin të pajisur me një pushkë dhe 2 pistoleta.
Featured image of article: Ekzekutimi i Bujar Çelës/ 3 autorët qëlluan njëkohësisht në drejtim të 50-vjeçarit, njëri kishte pushkë, dy të tjerët, pistoleta Bujar Çela

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar momentin e atentatit. Mësohet se 3 autorët kanë qenë të armatosur me një pushkë dhe 2 pistoleta dhe kanë qëlluar njëkohësisht në drejtim të 50-vjeçarit. Ekzekutimi ka ndodhur në harkun e 60 sekondave.  Pas krimit të rëndë ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes. Dyshohet se Bujar Çela është ekzekutuar për shkak të përfshirjes së vëllait të tij,  Talo Çela në ngjarje kriminale dhe në disa vrasje në Durrës. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.  3 autorët të veshur si policë vranë me armë zjarri 50-vjeçarin Bujar Çela. Pas krimit të rëndë autorët dogjën mjetin që përdorën gjatë atentatit. Makina është gjetur e djegur në fshatin Murras.

J.V/Dosja.al

Shto Koment