Aktualitet

Ekzekutimêt dhe atentatêt mafiozê ndaj drejtësisë, çfarë ndodhi gjatë vitit 2019 (VD)

Disa muaj pas vrasjes së avokatit Gurra, vendi do të tronditej sërish nga një krim me metoda mafioze. Më 1 Nëntor, pas mesditës, prokurori Arjan Ndoj po drekonte në një lokal në zonën e Plazhit në Durrës. Ai shoqërohej nga shoferi Andi Maloku dhe “i forti” i Sukthit Aleksandër Laho, i njohur me emrin e dytë si Pëllumb Muharremi dhe pseudonimin “Rrumi”.
Featured image of article: Ekzekutimêt dhe atentatêt mafiozê ndaj drejtësisë, çfarë ndodhi gjatë vitit 2019 (VD) Makina e Policisë tek Trauma

TIRANË- Në 22 Mars të këtij viti, Elbasani u trondit nga një atentat i tipit mafioz ndaj avokatit Ravik Gurra. Ai po konsumonte një kafe në një lokal në qendër të qytetit. Rreth orës 19:15, një person me kapele, i afrohet, dhe e qëllon me pistoletë me silenciator pas koke. Ngjarja nuk u zbardh kurrë. Gurra kishte përfaqësues i personave të njohur të botës së krimit në Shqipëri si pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan dhe Emiliano Shullazin në Tiranë.

Disa muaj pas vrasjes së avokatit Gurra, vendi do të tronditej sërish nga një krim me metoda mafioze. Më 1 Nëntor, pas mesditës, prokurori Arjan Ndoj po drekonte në një lokal në zonën e Plazhit në Durrës. Ai shoqërohej nga shoferi Andi Maloku dhe “i forti” i Sukthit Aleksandër Laho, i njohur me emrin e dytë si Pëllumb Muharremi dhe pseudonimin “Rrumi”.

Pasdite, ata u nisën drejt Tiranës. Te mbikalimi i Shkozetit, një mjet tip Benz afrohet paralelisht me veturën e prokurroit dhe dy persona hapin zjarr me breshëri. Ndoj, Rrumi dhe Maloku plagosen rëndë. Ky i fundit, ndërron jetë pas disa ditësh në spital. Atentati ndodhte vetëm pak kohë pasi prokurori ishte identifikuar nga kryeministri si një prej njerëzve të drejtësisë në grupin “Kap çfarë të kapësh”, para Vettingut. Ndoj, ishte akuzuar edhe nga avokati Ilia Ilia në Durrës se kishte pajtuar dy persona ta dhunonin pas një debati në sallën e gjyqit.

Aleksandër Laho, apo “Rrumi”, i ndodhur në mjet me prokurorin, është një personazh i njohur i botës së errët. Ai është akuzuar nga biznesmeni libanez Fadi Mitri si personi që e dhunoi dhe kërcënoi të linte Shqipërinë në shtator të vitit 2016. Mitri, ishte duke ndërtuar te Gjiri i Lalzit një resort turistik me vlerë 450 milionë dollarë. Pretendime mbi truallin kishte edhe një person që përfaqësohej nga avokate Elderina Ndoj, pikërisht bashkëshortja e prokurorit Arjan Ndoj. Interesant është fakti se bashkëshortja e Arjan Ndoj, kishte marrë dhuratë 196 mijë metra katrorë tokë në Durrës.

Fakti më kompromentues në gjithë këtë histori ishte dosja hetimore e ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në vitin 2011 në Vlorë, e cila u gjet në mjetin e prokurorit. Alibia e tij është se studioja ligjore e bashkëshortes ka ofruar konsulencë ligjore. Skerdilajd Konomi, dyshohet se u vra pikërisht nga mafia e pronave në Gjirin e Lalzit, ku ai kishte fituar betejën në gjykatë për pronësinë mi 275 hektarë tokë trashëgimi. Çështja është ende pezull në Gjykatën e Lartë ku pasardhësit e Azmi Toptanit kanë bërë rekurs.

Dosja e vrasjes së Konomit, përfshirja e prokurorit Ndoj dhe të fortit të Sukthit në çështjet e pronave në Gjirin e Lalzit, kanë orientuar hetuesit të hulumtojnë drejt një skeme gjigante mafioze në trojet bregdetare. Mesazhi ishte i qartë me ekzekutimin e Konomit 8 vite më parë, i cili u pa LIVE në televizion teksa jepte shpirt pas shpërthimit në makinë.

Sot, vija bregdetare e Gjirit të Lalzit është pushtuar nga vilat e njerëzve të rëndësishëm të politikës, drejtësisë dhe siç kemi parë, edhe nga njerëzit e krimit të organizuar. Atentatet e trajtuara në këtë dokumentar ndaj nejrëzve të drejtësisë, kanë disa të përbashkëta. Shumica e tyre janë, ndërmarrë me tritol, për të realizuar atentate njësoj si Falcones.

Edhe pse kontrollonin sistemin e drejtësisë, interesant është fakti sesi prokurorët nuk kanë zbardhur asnjë prej plagosjeve, atentateve, kërcënimeve dhe vrasjeve. Kontaktet e disa prej tyre me njerëz të botës së errët, apo dosjet e korrupsionit, kanë treguar se një pjesë e mirë e tyre janë sulmuar pikërisht për këto arsye. Procesi i vettingut i eleminoi një nga një, dhe tregoi se ata nuk ishin prokurorë si Falcone. Drejtësia shqiptare ka pasur dhe ka shumë njerëz që janë përballur me krimin. Disa prej tyre kanë sakrifikuar shumë, siç treguam në këtë dokumentar, por më të shumtë janë ata që kanë abuzuar.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment