Aktualitet

Ekstradohet drejt Italisë, Bujar Sejdinaj ‘Xhaxhai’ i Ndragehta-s, do japë llogari në shtetin fqinj

Pak javë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos urdhërin, për të lejuar ekstradimin e Sejdinajt në Itali.
Featured image of article: Ekstradohet drejt Italisë, Bujar Sejdinaj ‘Xhaxhai’ i Ndragehta-s, do japë llogari në shtetin fqinj Bujar Sejdinaj

ITALI- Mbrëmjen e djeshme është ekstraduar drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur me nofkën “xhaxhai” i Ndragehta-s.

Pak javë më parë Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj firmos urdhërin, për të lejuar ekstradimin e Sejdinajt në Itali.

Sejdinaj akuzohet se është përfaqësues i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit. Ai do të japë llogari në vendin fqinj, pasi akuzohet se bashkë me një person, të identifikuar si Adrian Cekini, kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë, për llogari të një klani mafioz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

61-vjeçari, Bujar Sejdinaj me origjinë nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë u arrestua më 23 korrik nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine.

Ai kishte rolin e “ambasadorit” të bandës në zonën e Ballkanit, dhe punonte për llogari të familjes mafioze “Bellocco”, e cila trafikon drogëra të forta nga Shqipëria, Argjentina dhe Costa Rica. Vetë Sejdinaj, i ka mohuar akuzat, ndërsa ka shtuar se ka punuar si marangoz në Laç dhe është invalid.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment