Aktualitet

Eksploziv banesës së Arben Pllumit, policia: Janë shoqëruar disa persona të dyshuar, pistat e hetimit…

Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.
Featured image of article: Eksploziv banesës së Arben Pllumit, policia: Janë shoqëruar disa persona të dyshuar, pistat e hetimit… Foto Ilustruese

TIRANË– Policia e shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar për shpërthimin e ndodhur në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë-Krujës.

Në njoftimin e policisë shkruhet se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.  Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Për herë të katërt! I vihet sërish eksploziv banesës së Arben Pllumit në Fushë Krujë, nga FRIKA familjarët janë larguar 1 muaj më parë, fqinjët: Shpërthimi ia kaloi tërmetit

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment