KRYESORET
Politike

“Ka “sulltani” agjendë të fshehur në Ballkan?”/ Ekspertja turke flet për Erdogan

20 Janar 2022, 12:46 Nga DOSJA

TURQI – Eksportet e droneve janë tregues se qeveria e Erdoganit po e konsolidon pozitën e Turqisë në rajon edhe me mjete të fuqisë së fortë, thotë për DW ekspertja turke për Ballkanin, Birgül Demirtaş.

Sipas Demitras, kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë. Ishte Turqia ajo që ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit që humbën shtëpitë nga tërmeti, ishte Turqia që jo vetëm dërgoi ndihmë mjekësore gjatë pandemisë, por ndërtoi edhe një spital në Fier në 2021

Zonja Demirtas, vizita e presidentit turk Erdogan shkaktoi një debat të madh në Shqipëri. Për disa ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan. Cila palë ka të drejtë?

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Turqia ka ndjekur një politikë të jashtme shumëdimensionale ndaj Ballkanit. Ajo është një aktor i rëndësishëm në rajon që përdor jo vetëm diplomacinë klasike, por edhe diplomacinë ekonomike, diplomacinë kulturore, diplomacinë shëndetësore, sizmike dhe – kohët e fundit – edhe diplomacinë e qyteteve. Kjo nuk mund të shpjegohet vetëm me përpjekjen për pushtet dhe hegjemoni.

Cilat janë motivet e angazhimit turk në Ballkan?

Ballkani perceptohet nga vendimmarrësit në Ankara si një shtrirje transnacionale e asaj që ne e quajmë ‘vatan’, një nocion i mbushur me kujtime emocionale. Ka ngjashmëri kulturore dhe shumë lidhje njerëzore. Vlerësohet se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë sesa në Shqipëri. Shumica emigruan në Turqi pas themelimit të Republikës Turke në vitin 1923. Ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme ballkanike dhe rumeliane dhe përpiqen të ndikojnë në politikat e Turqisë ndaj Ballkanit. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ka ndikim edhe në Turqi.

Për shembull?

Kur Shqipëria u godit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Turqia ishte ndër vendet e para që dërgoi ndihma emergjente dhe punonjës të ndihmës së shpejtë. Ishte Turqia ajo që ndërtoi 522 shtëpi në Laç për njerëzit që humbën shtëpitë nga tërmeti, ishte Turqia që jo vetëm dërgoi ndihmë mjekësore gjatë pandemisë, por ndërtoi edhe një spital në Fier në 2021. Janë vetëm disa shembuj këto nga kohët e fundit. Turqia ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit gjatë gjithë periudhës së tranzicionit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e falënderoi presidentin turk për këtë. Por kjo ndihmë ka edhe çmime. Shqipëria nënshkroi kontratë për blerjen e droneve dhe presidenti turk bëri thirrje të qartë për mbështetje në luftën kundër gylenistëve. Vizita e fundit e presidentit turk dëshmoi se çështja FETÖ është ende një çështje e rëndësishme mes Ankarasë dhe Tiranës. Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë e palës turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare.Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë që të ndalojë të gjitha aktivitetet e FETÖ në sektorin arsimor, shëndetësor, fetar dhe privat, por deri më tani kjo kërkesë turke nuk është përmbushur nga autoritetet shqiptare. Nga ana tjetër, Turqia  kohët e fundit e ka shtuar eksportimin e droneve në vendet fqinje partnere. Ky është një tregues i rëndësishëm se qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim po përpiqet të konsolidojë rolin e Turqisë si një aktor rajonal, edhe me mjete të fuqisë së fortë (hard power). Ankaraja ishte fokusuar deri tani në mjetet e fuqisë së butë (soft power) në ndërveprimet e saj me Ballkanin. Përqendrimi i Turqisë në eksportet e droneve është diçka që meriton vëmendje, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjatë kohëve të fundit në rajon.

A është Turqia konkurrente e BE-së në Ballkan?

Politikëbërësit turq kanë deklaruar shpesh se Ankaraja mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet transatlantike. Edhe studimet e mia shkencore kanë treguar se Turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrentë në Ballkan, por aktorë plotësues. Pra, ekziston një fushë e gjerë bashkëpunimi midis Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan. Por ky potencial nuk shfrytëzohet për shkak të problemeve politike aktuale mes Turqisë dhe BE-së.

Si mund të bëhet ky bashkëpunim?

Ka shumë fusha, ku diplomacia turke është aktive në Ballkan. Një shembull i mirë është nisma më e fundit e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İmamoğlu., që bashkon 40 qytetet ballkanike, Nisma e njohur si B40 u lancua në nëntor 2021 dhe synon të kontribuojë për paqen rajonale duke punuar së bashku për të adresuar sfida të ndryshme globale.

Birgül Demirtaş është profesore për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman në Stamboll. Në vitin 2005 ajo bëri doktoraturën në shkencat politike në Universitetin e Lirë të Berlinit. Është autore e shumë artikujve dhe librave, ndër të tjera, mbi politikën e jashtme turke në Ballkan, Gjermani dhe Lindjen e Mesme. (DW)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?