Aktualitet

EKSPERTIZA/ Polici qëlloi dy herë drejt Rashës por e kapi vetëm një plumb në shpatull, koka iu dëmtua kur ra në tokë

Ndërsa plumbi tjetër e ka kapur në shpatull. Sipas ekspertizës rezulton se plumbi i ka prekur organet jetike, duke i marrë edhe jeten. Ndërkojë pritet edne që të dalë ekspertiza për gjurmët datiloskopike të armës që është gjetur 100 m larg vendit të ngjarjes, gjë që u pretendua se ishte e 25-vjeçarit.
Featured image of article: EKSPERTIZA/ Polici qëlloi dy herë drejt Rashës por e kapi vetëm një plumb në shpatull, koka iu dëmtua kur ra në tokë Vrasja e Klodian Rashes

TIRANË– Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mësohet se sipas ekspertizës, efektivi i policisë ka shkrepur dy herë armën e tij për të qëlluar drejt 25-vjeçarit, por njëri prej tyre nuk e ka kapur fare.

Ndërsa plumbi tjetër e ka kapur në shpatull. Sipas ekspertizës rezulton se plumbi i ka prekur organet jetike, duke i marrë edhe jeten. Ndërkojë pritet edne që të dalë ekspertiza për gjurmët datiloskopike të armës që është gjetur 100 m larg vendit të ngjarjes, gjë që u pretendua se ishte e 25-vjeçarit.

Hetimet do të tregojnë nëse ajo armë ka gjurmë të të riut apo jo.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky krim ka hapur një valë reagimesh në të gjithë vendin dge vetëm sot janë mbajtur dy protesta masive. Që nga ora 16:00 vendi ka qenë në flakë për Rashën.

(f.m/dosja.al)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment