Rajoni

Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj kërcënimeve të Serbisë, ushtria e Kosovës duhet të armatoset

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese. Ibishi potencoi se ushtria e Kosovës duhet të armatoset, sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit.
Featured image of article: Eksperti i sigurisë: Ndërkombëtarët po heshtin ndaj kërcënimeve të Serbisë, ushtria e Kosovës duhet të armatoset Foto Ilustruese

KOSOVË – Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, ka thënë se Serbia është e interesuar për paqe, mirëpo jo anëtarësim të plotë në NATO. Ish-ushtaraku Ibishi, në një intervistë që ka dhënë për  Ekonomia Online, ka folur edhe për kërcënimet që ka marrë Kosova nga Serbia, sa i përket një lufte të mundshme. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare ka heshtur sa i përket këtyre deklaratave kërcënuese. Ibishi potencoi se ushtria e Kosovës duhet të armatoset, sepse Serbia vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit.

Po ashtu ai është shprehur se, Serbia po e shfrytëzon Rusinë për tu furnizuar me armë, duke arritur buxhetin mbi 1 miliard këtë vit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Tash Serbia është në partneritet për paqe, por nuk është e interesuar të anëtarësohet plotësisht në NATO, ndërsa e shfrytëzon nga ana tjetër të gjitha këto pasi në një formë nuk do ta tipizojë armatimin pajisjet luftarake, kështu që armatoset nga Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Turqia dhe me armë që realisht janë të prodhuesve Rusë. Në këtë formë ajo me gjithë këto pajisje e armatim e tejkalon edhe buxhetin e shumë vendeve në rajon. Ajo ka pasur mbi 1 miliard në vitin 2019 dhe të njëjtin buxhet e ka për vitin 2020. Ne nuk po shfrytëzojmë këto mundësi përmes miqve tanë, ata për një sulm nga ana e tyre në lokalitetet serbe ngritin çështjen edhe në Këshillin e Sigurimit dhe ne nuk jemi në gjendje ta ngrinim çështjen e një kërcënimi të tillë në këshillin e sigurimit, por edhe në Komisionin Evropian. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë pasive në këtë rast të reagojë në këto deklarata kërcënuese. Normal që duhet të armatoset ushtria e Kosovës sepse nuk është vetëm çështja e armatimit, por Vuçiq vazhdon të zhvillojë manovra në afërsi të kufirit të Kosovës ku fton edhe vëllazërinë sllave. Është fat i mirë që kemi KFOR-in këtu që mundëson një zhvillim të kapaciteteve të FSK-së deri në përfundimin dhjetë vjeçar, mirëpo duhet ana politike dhe aspekti funksional të FSK-së të jenë shumë më përpara edhe ndaj kërcënimeve që po vijnë nga Serbia që vazhdon të jetë kërcënues për Kosovën”– është shprehur ai.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment