Argetim

Ekspertët: Si ndikojnë reklamat e mediave sociale tek rritja e çrregullimeve të ngrënies!

Një grup ekspertësh në Britaninë e Madhe, zbulojnë se ky koordinim mes jetës reale dhe përmbajtjes së reklamave në internet, ka shumë gjasa që të shkaktojë probleme serioze me ushqimin.
Featured image of article: Ekspertët: Si ndikojnë reklamat e mediave sociale tek rritja e çrregullimeve të ngrënies! Foto ilustruese

TIRANË- Jeta, tashmë për shumicën e njerëzve është e ndikuar nga rrjetet sociale më shumë sesa duhet në të vërtetë, pasi efektet anësore të reklamave janë më të larta sesa vet përmirësimi që duhet të japin tek njerëzit.

Në rastet e festave, si Viti i Ri apo Krishtlindjet, ku njerëzit gatuajnë shumë dhe kanë tendencën të mbushin plot e përplot tryezat, zakinisht gjejnë ndihmë tek reklamat në internet sesi të jetojnë shëndetshëm, por në fakt në të shumtën e rasteve ato mund të jenë të rrezikshme.

Sipas një grupi ekspertësh në Britaninë e Madhe, është zbuluar se ky koordinim mes jetës reale dhe përmbajtjes së reklamave në internet, ka shumë gjasa që të shkaktojë probleme serioze me ushqimin.

Këto reklama kanë tendencën që të shkaktojnë tek njerëzit çrregullime në ngrënie.
Bazuar në statistikat e bëra në Angli tregohet se numri i të prekurëve nga çrregullime të tilla të ngrënies ku më pas lidhet drejtëpërdrejtë edhe me shëndetin mendor. Praktikisht nga 14,000 njerëz në vitet 2016-2017 në 16.500 në 2017-18 dhe në 19,000 njerëz nga 2018-2019.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhur me këto të dhëna të friskhme, ministri i shëndetësisë, Matt Hancock, në Britani është shprehur: Jam i tronditur se sa e lehtë ka qenë për të rinjtë që të përdorin përmbajtje në internet që promovojnë çrregullime të ngrënies.

Burimi: maltawinds

A.C/Dosja.al 

Shto Koment