Rajoni

Ekspertët reagojnë pas vizitës së Lajçak: Presion vetëm Kosovës, jo Serbisë

Gjatë ndalesës në Prishtinë në 15 tetor, Lajcak tha se me Asociacionin ekzistojnë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si dhe vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: Ekspertët reagojnë pas vizitës së Lajçak: Presion vetëm Kosovës, jo Serbisë Miloslav Lajçak

Deklaratat e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe në Beograd, lidhur me çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kanë dy kuptime sipas disa njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë.

Gjatë ndalesës në Prishtinë në 15 tetor, Lajcak tha se me Asociacionin ekzistojnë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si dhe vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Hapi i parë që duhet të diskutojmë është statuti dhe kjo është ajo çfarë presim. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Marrëveshja do të fillojë të zbatohet pas nënshkrimit”, ishte komenti i tij në Prishtinë.

Por, në Beograd, po të njëjtën ditë, Lajçak deklaroi se autoritetet e Kosovës i kanë thënë se do t’i përmbushin obligimet nga marrëveshjet në Bruksel, përfshirë edhe formimin e Asociacionit. Sipas tij, qëndrimi i BE-së është që Serbia dhe Kosova duhet të bisedojnë “për procese shumë të rëndësishme dhe se është e logjikshme që Kushtetuta të ndryshohet”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bekim Baliqi, profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat me dykuptimte të Lajçakut janë kundër produktive për vetë procesin e dialogut. Sipas tij, deklarata e Lajçkut në Beograd është një lloj ultimatumi për Prishtinën, por këtë nuk e bëri ndaj Serbisë.

Ndërsa analisti Agon Maliqi thekson se pas qëndrimeve të ngurta të të dy palëve për këtë çështje, topi tani I mbetet BE-së dhe pa sqarimin e kësaj çështjeje, sipas tij, nuk do të ketë vazhdim të dialogut mes dy vendeve.

Marrë nga REL

Shto Koment