Bota

Ekspertët kundër Putin për sigurinë e vaksinës ruse, Ministri i shëndetësisë: Pretendime të pabaza, të nxitura nga konkurrenca

Ai thotë se pretendimet që vaksina ruse kundër COVID-19 ishte e pasigurt ishin të pabaza dhe të nxitura nga konkurrenca, raporton Reuters duke cituar agjencinë e lajmeve Interfax.
Featured image of article: Ekspertët kundër Putin për sigurinë e vaksinës ruse, Ministri i shëndetësisë: Pretendime të pabaza, të nxitura nga konkurrenca Ministri i Shendetesise ne Rusi, Mikhail Murashko dhe Presidenti Vladimir Putin

RUSI– Ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murashko ka reaguar menjëherë pas përlasjes së ekspertëve të shëndetësisë me Presidentin Putin pasi pretendojnë se vaksina kundër Covid-19 nuk është e testuar në mënyrën e duhur.

Ai thotë se pretendimet që vaksina ruse kundër COVID-19 ishte e pasigurt ishin të pabaza dhe të nxitura nga konkurrenca, raporton Reuters duke cituar agjencinë e lajmeve Interfax.

Kujtjmë se këto debate vijnë një ditë pasi presidenti Vladimir Putin njoftoi se Rusia ishte bërë vendi i parë që aprovoi një vaksinë COVID-19, pas testimit dy mujor tek njerëzor.

Ndërkohë mbajtja e një maske për fytyrën është bërë e detyrueshme të mërkurën në të gjitha vendet publike në Bruksel ndërsa numri i infeksioneve COVID-19 u rrit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeqyteti belg, në të cili ndodhet selia e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, regjistroi mesatarisht 50 raste për 100,000 banorë çdo ditë gjatë javës së fundit, gjë që e vendos qytetin ndër më të prekurit në Evropë.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment