KultureKuriozitetePsikologji

Ekspertët e lidhjeve tregojnë 8 mënyrat se si të kesh sukses në një takim të parë

Përshtypja e parë që krijojmë për një njeri , ka shumë rëndësi, aq më tepër nëse je duke dalë në një takim të parë romantik . Cfarë mund të bëni që të garantoni një takim të dytë me njeriun tuaj dhe si të keni sukses në takimin tuaj të parë ?
Featured image of article: Ekspertët e lidhjeve tregojnë 8 mënyrat se si të kesh sukses në një takim të parë
Përditësuar:

Tiranë – Përshtypja e parë që krijojmë për një njeri , ka shumë rëndësi, aq më tepër nëse je duke dalë në një takim të parë romantik . Cfarë mund të bëni që të garantoni një takim të dytë me njeriun tuaj dhe si të keni sukses në takimin tuaj të parë ?

1 – Dëgjojeni partneren/partnerin tuaj .   Ata duhet të ndihen të lirshëm të bisedojnë me ju ,dhe ju duhet t’i lini përshtypjen që jeni të interesuar.

2- Përmëndeni shpesh emrin e partnerit tuaj. Drejtohuni gjithmonë në emër partnerit tuaj gjatë takimit tuaj të parë , kjo do I bëjë ata të jenë më të fokusuar në bisedën tuaj dhe t’ju kushtojnë më tepër vëmëndje.

3-Mbaje bisedën të thjeshtë dhe mos e komplikoni shumë .Mos I flisni partnerit tuaj per ishin tuaj, dhe as për problemet tuaja familjare. Mbajen bisedën në sipërfaqe.

4- Qëndroni pozitivë dhe mos u ankoni më tepër sec duhet. Për dike që nuk ju njeh mirë, nuk është aspak tërheqëse.

5-Sigurohuni që partneri juaj të ndihet special gjatë momentit që keni dalë bashkë. Mos u merrni me telefonin , kushtojini kohë dhe komplimentojini.

6- Vishuni sic duhet për takimin tuaj,shiheni vëndin ku do të shkoni, dhe përshtatjuni ambjentit , mos e ekzagjeroni, mos u mbysni në parfum dhe më kryesorja mos ekspozoni më shumë sesa duhet.

7- Bëni plane përpara, dhe lëreni spontanitetin për takimin e dytë. Në takimin e parë asnjëhere si dihet si do venë gjërat, dhe do ishte më e thjeshtë të kishit nje plan.

8- Mos harro të kënaqesh! Kjo është pika më ë rëndesishme, e kupton nëse takimi yt ka shkuar sic duhet vetëm nëse në fund të tij , ti ke kaluar mirë dhe ndihesh se je kënaqur .

 

Burimi:Dailymail.com  

E.C/Dosja.al

 

Shto Koment