Bota

Ekspertët amerikanë: Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) ka shtuar gjithashtu se uragani Sally do të jetë një nga “prodhuesit” më të mëdhenj të shiut.
Featured image of article: Ekspertët amerikanë: Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme Foto ilustruese

SHBA– Uragani Sally, pritet që të godasë brigjet e SHBA-së duke sjellë stuhi të fortë dhe përmbytje në vend.  

Sipas ekspertëve amerikanë, aktualisht stuhia e kategorisë së dytë ndodhet rreth 105 kilometra larg nga Alabama, ndërsa erërat pritet që të kapin shpejtësinë e 160 kilometrave në orë dhe do të shoqërohen me shira të rrëmbyeshme. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA (NHC) ka shtuar gjithashtu se uragani Sally do të jetë një nga “prodhuesit” më të mëdhenj të shiut.

“Asgjë nuk do të përfundojnë shpejt. Na pret një situatë e rrezikshme,”– është shprehur drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Ken Graham.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, guvernatori i Alabamas, Kay Ivey u bëri thirrje banorëve pranë zonave të ulëta të evakuohen për të shmangur viktimat në njerëz gjatë përmbytjeve. Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara  të Amerikës  po përballen  me përmbytje të njëpasnjëshme.

Burimi: CNN

(l.h./dosja.al)

Shto Koment