Aktualitet

Ekspert në fshéhjen e parave, zbulohet ‘mjeshtëria’ e shqiptarit të vrárë në Angli, ‘shpérthimi’ ndaj autoriteteve: Si ka mundësi që hyri e punonte pa vizë?

Pas kësaj fasade magjepsëse u shtruan pyetje që nuk morën kurrë përgjigje? Si mund të ndodhte që Zyra e Brendshme i lejoi këtij krimineli të dënuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe të punojë në Britani pa pasur një vizë?
Featured image of article: Ekspert në fshéhjen e parave, zbulohet ‘mjeshtëria’ e shqiptarit të vrárë në Angli, ‘shpérthimi’ ndaj autoriteteve: Si ka mundësi që hyri e punonte pa vizë? Flamur Beqiri

BRITANI E MADHE- Media britanike “Daily Mail” i ka dedikuar një artikull të zgjedhur vrásjes së shqiptarit para derës së shtëpisë së tij në Londër. Bëhet fjalë për Flamur Beqirin, të riun shqiptar që arriti të kámuflohej në Angli duke mos ngjallur dyshíme tek autoritetet britanike lidhur me burimet e tij të pashtershme të të ardhurave.

SKEDA E PARAVE TË PAJUSTIFIKUARA

Dasma e Florianit me gruan e tij Deboran në tetor 2018 ishte në një mjedis superluksoz duke marrë parasysh edhe që u zhvillua në Liqenin e Comos në Itali. Torta me katër kate ishte e gjatë 5 metra dhe të ftuarit morën dhuratë púro kubaneze. E gjithë festa kushtoi më shumë se 1 milion dollarë.

Por pas kësaj fasade magjepsëse u shtruan pyetje që nuk morën kurrë përgjigje? Si mund të ndodhte që Zyra e Brendshme i lejoi këtij krimineli të dënuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe të punojë në Britani pa pasur një vizë? Si menduan autoritetet që i kishte krijuar paratë ai për të financuar stilin e tij të jetës së tij dhe që i lejonte që të blinte atë vilë superluksoze? Pse u lejua ai dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin një sërë biznesesh të errëta në Mbretërinë e Bashkuar, përmes të cilave shuma të mëdha parash duket se kanë lëvizur? Dhe pse vrásësit e tij menduan se mund të vrísnin një njeri pa u hyrë gjémb në këmbë?

Në kërkimin e përgjigjeve, duhet të kthehemi në mesin e viteve 2000, kur Beqiri, i njohur për miqtë si Aleks, jetonte në Malmoa të Suedisë së bashku me dy motrat e tij Misse dhe Valentina. Njëra prej tyre merrej me modë, dhe menaxhonte një faqe në internet, me emrin “VBfashionbook”. Ndërsa prindërit e tyre të dívorcuar, Jakup dhe Ramize jetojnë akoma në një qytet të Suedisë.

Ndër të tjera mësohet që Beqiri ka menaxhuar një grup kércimi i të quajtuar “Skrilla”, të specializuar në hip-hop dhe muzikë dance. Por në praktikë, shumica e të ardhurave të tij duket se kanë ardhur nga burime të tjera, pasi vetëm albumet e prodhuara nga Skrilla (një artist i quajtur Lazee) kishin ditët më të mira të shkëlqimit në vitet 2006 dhe 2007.

Më 30 gusht 2007, Beqiri rezultoi i përfshirë në transportimin e  340 kg kánabis. Edhe pse policia kuptoi se shqiptari ishte pritësi i dërgesës, ai arriti t’i shpëtonte policisë. 
Rreth një muaj më vonë, policia suedeze e cilësoi shqiptarin si një nga dhjetë kríminelët e dyshuar më të rrezikshëm të vendit, duke afishuar një panoramë të jetës së tij në mediat kombëtare.  Beqiri vijoi të jetojnte në árrati deri më 14 janar të vitit 2010, kur vetë vendosi të dorëzohej tek zyrtarët doganorë në Malmo. Megjithatë ia doli që të dilte për pak nga búrgu. 

Pas kthimit në shtëpi në Malmo, ai nuk kishte më suksesin e mëparshëm në muzikë, duke themeluar një tjetër grup të quajtur 20/20 Records, por edhe pse ai përfaqësonte një numër të vogël të artistëve të rrymës hip-hop, nuk arriti ndonjë sukses marramendës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A është e mundur që duke mos pasur asnjë sukses Beqiri të arrinte e të krijonte kaq shumë para? Grupi i tij 20/20, për shembull, mori shumë vëmendje në Mbretërinë e Bashkuar vite më parë, por kurrë nuk është regjistruar me një llogari të saktë bankare.  

Asnjë nga artistët që ai menaxhonte nuk kishte dokumentat e duhura në Britaninë e Madhe për të punuar.

‘Ky njeri është një fántazmë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për të dhe askush nuk e kam dëgjuar ndonjëherë për të. Nëse ajo kompani, ose ndonjë nga kompanitë e tjera të tij të muzikës, fiton para serioze, unë jam një banane.“- është shprehur një burim në industrinë e muzikës.

Një kompani e katërt është shënuar në adresën e Hampstead quhet FDB Consulting (inicialet e saj mund të jenë për Flamur dhe Debora Beqiri). Që atëherë, kompania ka ndërruar adresën pesë herë, duke rritur fondet e kompanisë së saj nga 223 dollarë në vitin e parë të funksionimit në 13,730 dollarë vitin e ardhshëm, 34.022 vitin pasardhës, dhe rreth 150,000 në të dy vitet e fundit.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se çfarë bën në të vërtetë FDB Consulting. Uebsajti i firmës është i dobët dhe njoftimi i fundit në Twitter është bërë në mars të vitit 2017.

Por ajo që dimë është se në vazhdën e vrásjes së Beqirit, tensionet midis bandave rivale të Malmo ishin përkeqësuar dhe se shqiptari kishte marrë kércënime me jetë. 

Flamur Beqirit u vrá ditën e Krishtlindjes në pragun e vilës së tij 1.5 milionë euroshe në Londër. Persona, ende të páidentifikuar qélluan shqiptarin për vdékje duke e lënë të shtrirë në pragun e vilës në sy të gruas dhe djalit. Ende nuk është arréstuar askush për këtë ngjarje ndërkohë që po hétohet në lidhje me të shkuarën problématike të të ndjerit.

(a.c./km./dosja.al)

Shto Koment